E-Diaspora
Shqiptari plagoset rëndë nga vjehrri i tij
Policia nuk e sqaron etninë dhe as marrëdhënien në mes të palëve në konflikt. Ndërkaq mediat i referohen dorasit si zviceran ndërkohë që për viktimën dhe për të shoqen shkruajnë se janë shqiptarë...

Paraditen e djeshme, rreth orës 10.45 në qytezën Gerlafingen të Kantonit Solothurn, një person 29 vjeçar është qëlluar dhe plagosur rëndë me armë zjarri nga vjehrri i tij, 54 vjeçar. Dorasi është vetëdorëzuar në polici, shkruan 20minuten.ch.
I plagosuri, për të cilin mediat shkruajnë se është shqiptar nga Maqedonia, është transportuar në spital ndërsa prokuroria është duke zhvilluar hetimet mbi rrjedhën e ngjarjes, transmeton albinfo.ch.
Sipas rrëfimit të një dëshmitareje, fqinje të familjes, bashkëshortja e të plagosurit e kishte mbajtur në krahë të shoqin e plagosur rëndë ndërsa dorasi, babai i saj dhe vjehrri i viktimës e kishte njoftuar ambulancën dhe pastaj edhe i ishte dorëzuar policisë.
Mediat i referohen dorasit si zviceran ndërkohë që për viktimën ashtu dhe të shoqen shkruajnë se janë shqiptar. Nga kjo mund të bihet në përfundim se vjehrri është po ashtu shqiptar por me shtetësi zvicerane. Policia nuk e sqaron këtë dhe as marrëdhënien në mes të palëve në konflikt.
Një dëshmitare tjetër thotë për 20minuten.ch të ketë parë dy burra të lidhur me pranga që po merreshin nga policia, përcjell albinfo.ch. Duket se nuk ka qenë vetëm vjehrri por edhe vëllai i viktimës, i cili jeton në të njëjtin kat të ndërtesë, që është arrestuar.
Fqinja më tej thotë se dy të martuarit nuk e çonin shumë mirë mes vete, shpeshherë ziheshin.
Por një zëdhënës i policisë së Kantonit Solothurn, i pyetur nga gazetari nuk ka mundur ta konfirmojë këtë rrëfim. Ai ka thënë se marrëdhënia në mes të viktimës dhe dorasit është çështje e hetimeve.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri