Diaspora dhe pavarësia: mes shpresave dhe iluzioneve
Albinfo.ch, me numër special për 17 Shkurtin
“Diaspora dhe pavarësia: Mes shpresave dhe iluzioneve”. Ky është titulli i ballinës i cili shpërfaq edhe përmbajtjen dhe lajtmotivin e numrit tematik
Në ditën e pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt, albinfo.ch vjen me numrin më të ri, special të revistës së saj.
Pjesa më e madhe e këtij numri i është kushtuar 17 Shkurtit, gjegjësisht perceptimit të pavarësisë së Kosovës nga perspektiva e diasporës shqiptare në Zvicër.
“Diaspora dhe pavarësia: Mes shpresave dhe iluzioneve”. Ky është titulli i ballinës i cili shpërfaq edhe përmbajtjen dhe lajtmotivin e numrit tematik. Kosova më 17 shkurt 2008 dhe ajo më 17 shkurt 2016: cilat kanë qenë pritjet, shpresat atëbotë dhe ku jemi sot, 9 vite më vonë. Këtyre pyetjeve u janë përgjigjur, secili në mënyrën e vet, 5 autorë editorialesh dhe një numër i madh të anketuarish të cilëve u është bërë vend në këtë numër të revistës. Përveç ndonjë zëri të rrallë optimist apo të balancuar, shumicën në këtë kor e bëjnë zërat e njerëzve të dëshpëruar me ecjen e Kosovës gjatë këtyre viteve.
Personat që janë prononcuar me këtë rast u përkasin profesioneve nga më të ndryshmet: Nga ambasadorja e Republikës së Kosovës deri tek punëtori apo shoferi i autobusit, nga arkitektja, ekonomistja, politikani, bankieri e deri te politologu e kështu me radhë.
Krahas bllokut të temave mbi pavarësinë, në këtë numër albinfo.ch si zakonisht prezanton edhe një sërë temash nga fusha të ndryshme të jetës në diasporë. Këtu hyjnë portrete, intervista me personalitete që kanë çfarë të thonë për publikun e diasporës nga përvoja e tyre jetësore, profesionale etj.
Po ashtu nuk mungojnë as temat argëtuese si prezantimi i kandidatëve për mis dhe mister, rubrika e automobilave, ajo e telefonave mobilë, sporti etj.
E-Diaspora
-
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës... -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














