Jeta në Zvicër
Alarmohen farmacitë: Inkurajohen t’i denoncojnë klientët e dyshimtë
Bëhet fjalë për produkte kimike që përdoren shpesh dhe që përmbajnë një ose më shumë substanca kimike që mund të përdoren "në prodhimin e paligjshëm të eksplozivëve"
Muajin e kaluar, “pharmaSuisse” ka dërguar një qarkore të Policisë federale (fedpol) në të gjitha farmacitë në Zvicër, njofton albinfo.ch.
Ky dokument i fton ato të marrin pjesë në mënyrë aktive në luftën kundër terrorizmit, me që ato shesin produkte të dobishme për të bërë bomba artizanale. Për të parandaluar terroristët potencialë, autoritetet kanë bërë thirrje pranë punëtorëve të farmacive, duke i lutur që t’i hapin sytë. Punëtorët në fjalë tani mund të raportojnë ndonjë “sjellje të çuditshme” të klientëve të tyre.
Në shënjestër të FEDPOL-it janë të ashtuquajturit “prekursorët eksplozivë”. Bëhet fjalë për produkte kimike që përdoren shpesh dhe që përmbajnë një ose më shumë substanca kimike që mund të përdoren “në prodhimin e paligjshëm të eksplozivëve”, thekson FEDPOL-i. Peroksidi i hidrogjenit gjendet në dezinfektues dhe për ngjyrë të flokëve.
Nitrati gjendet në plehra. Lista radhit pesëmbëdhjetë substanca dhe shumë produkte për t’i monitoruar nga afër, për të cilët duhet pasur një vëmendje të veçantë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









