Jeta në Zvicër
Zvicër, gati gjashtë milionë automjete në qarkullim
Gati gjashtë milionë automjete janë regjistruar vitin e kaluar, 95.000 automjete ose 1.6 për qind më shumë se në vitin 2015. Flota e makinave hibride dhe elektrike është më e vogël me një total prej 68.000 automjete.
Sipas Zyrës Federale Zvicerane e Statistikave (FSO), pothuajse 415 mijë automjete të motorizuara reja janë regjistruar vitin e kaluar në Zvicër. Rritja e automjeteve, kamionë, automjete bujqësore, autobusë dhe motoçikleta është ngadalësuar kështu me tre për qind gjatë vitit 2016, shkruan albinfo.ch.
Në rastin e regjistrimeve të reja, tendenca ishte automjeteve kryesisht hibride (benzinë-elektrike ose diesel-elektrike). Nga këto, 20,5 për qind më shumë ishin vënë në qarkullim në krahasim me vitin e kaluar. Megjithatë, numri i tyre ka mbetur i vogël në krahasim me automjetet benzinë apo automjete diesel me rreth 10’600 regjistrime të reja, përcjell albinfo.ch.
Siç raportojnë mediat zvicerane në vitin 2016, për herë të parë më shumë automjete karavan (combi) janë vënë në qarkullim. Në të kundërtën, regjistrimet e reja ishin më ulët me naftë dhe benzinë (-1.8 dhe -3.7 për qind). Në rastin e automjeteve elektrike, rritja u ngadalësua me 9.2 për qind krahasuar me vitin e kaluar me në një total prej rreth 3.500 regjistrimeve të reja. Në fund të shtatorit 2016, në rrugët zvicerane ishin raportuar një total prej 3.1 milionë automjete të tipit benzinë, 1.3 milion diesel me naftë. Përveç kësaj, 57.000 automjete hibride dhe 10’700 automjetet elektrike kishin qarkulluar në rrugët zvicerane.
Popullsia urbane në Basel-Stadt dhe Gjenevë ishte më pak motorizuar. 344 ose 457 automjete në 1000 banorë u numëruan në këto dy qytete. Shkalla më e lartë e automjeteve është arritur me Zug (648), Schwyz (639), Ticino (638) dhe Valais (636).
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











