Kultura
Dardania freskon dhe ngjyros qytetin me kolorit të valleve dhe veshjeve tona kombëtare
Në Wattwil të St. Gallenit edhe sivjet ngjyroset me kolorit të valleve dhe veshjes kombëtare festa e qytetit nga SH.K.A „ Dardania“ e Winterthurit.
Në fund javën që shkoi qyteti i Watwillit, ishte vërtet një festë e madhe në krahasim me popullatën që jeton dhe vepron atje, e sidomos të popullatës shqipëtare që kryesisht janë nga pjesa e Maqedonisë, por që kanë një traditë të organizimeve të tilla.
Kështu ishte edhe me Shoqatën Kulturore Shqiptare „ Ilria“ në Wattwil e cila vepron qe 8 vite, dhe ka një anëtarësi të vyeshme sa i përket organizimeve të tilla, ashtu si që na tha edhe vetë kryetari i kësaj shoqate zotri Xhevdet Beadini, kjo shoqatë ka ndihmua më të nevojshmit, në Maqedoni por edhe në Kosovë e Shqipëri, dhe ka bërë organizime të shumta të festave kombëtare, por edhe të festës së qytetit ku shqiptarët kanë edhe tendën e vetë të zbukuruar me flamur kombëtar dhe logon e shoqatën, aty – këtu edhe me disa vegla dhe veshje kombëtare.
Për tu shërbye të gjitha nacionaliteteve me kuzhinën tradicionale të trevës së Pollogut, kishin angazhua një ekip prej 10 vetash, që tu dalin në shërbim të gjithë mysafirëve, kuptohet edhe Shoqëria Kulturore Artistike „ Dardania“ ishte një mysafire e veqant e gjithë kësaj, me çka u shërbyen edhe ata me pije dhe ushqime tradicionale, por edhe duke e zbukurua tendën me veshjet dhe simbolikat e tyre të veçanta.
Angazhimi dhe puna vullnetare e stafit të kësaj shoqate bëri që punët të shkojnë mbarë, dhe të japin një pasqyrë edhe para qytetarëve vendas, se shqiptarët dinë dhe ja dalin me organizime të tilla të përbashkëta me të gjitha nacionalitetet e në veçanti me zviceranët.Arkatari i kësaj shoqate zoti Braim Alili, me angazhimin e tij ka bërë që kjo festë të festohet tash e sa vite së bashku me të tjerët, duke lënë një pasqyrë shumë të mirë para vendasëve, dhe rrethit ku jetojnë këta aktivist të vyeshëm.
Hijeshin dhe koloritin e valleve dhe veshjeve tona kombëtare ja ka shtuar edhe më shumë SH.K.A „ DARDANIA“ nga Winterthuri e cila kishte ardhë për tu paraqitë me programin e vetë me valle dhe veshje të trevave tona.
Gjatë dy ditëve sa ishte e paraparë në programin e kësaj feste, anëtarët e shoqërisë, mahnitën jo vetëm komunitetin shqiptar por edhe të tjerët, e sidomos zviceranët me prezantimin e valleve dhe lojërave popullore të luajtura nga vallëtarët dhe vallëtaret e kësaj shoqërie.
Karakteristik e gjithë kësaj ishte edhe defilimi i anëtarëve të shoqërisë nëpër qytet, dhe interesimi i madh i vendaseve për origjinalitetin e këtyre veshjeve kaq të bukura si shpreheshit disa nga të pranishmit, duke marrë edhe foto dhe duke i prek me dorë disa nga veshjet tona karakteristike.
Bashkëpunimi i mirë i faktorit shqipëtar në të gjitha fushat le vend për tu vlerësua dhe lenë përshtypje të mirë te vendasit se shqipëtarët dinë të bëjnë dhe të tregojnë se janë pjesë e kësaj jete dhe kanë traditë dhe kulturë të ngjeshur, që i ruajnë me fanatizëm edhe në mërgim.
Natyrisht se koloritin dhe skenarin e gjithë kësaj pjesë të prezantimit në bunën e improvizuar, dhe nëpër qytet e kishte pregaditë me kujdes udhëheqësi artistik i kësaj shoqërije zotri Shefqet Cakolli së bashku me Albulenën si koreografja shumë e re por me një perspektivë të qartë dhe të pastër, duke u afirmua gjithnjë e më shumë me kulturën dhe traditën kombëtare të të gjitha trevave tona.
Vlen të theksohet se kjo shoqëri ka një përformancë dhe bagazh të ngjeshur prej gati 17 vitesh, dhe se si që na tha edhe Zeqir Gashi, sekretari i kësaj shoqërie të vyeshme, „pos që ishim në festivalin „Zvicra 2011“ e cila u mbajt në Lozan të Zvicrës, ne kemi patur thuaj çdo vikend prezentime të ndrysheme, dasma dhe ahengje, dhe e fundit për këtë sezonë është ajo më 09 korrik e cila mbahet në Zürich, dhe më pas më 10 korrik do ta kemi një piknik të përbashkët me të gjithë anëtarët (100) dhe prindërit e cila do të mbahet në Rietplatz të Winterthurit, kuptohet nëse mbanë koha e mirë.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri












