E-Diaspora
Artisti nga Kosova sjell më ndryshe “Kopshtin e Edenit” në Cyrih
Besim Morina ka befasuar artdashësit zviceranë në Cyrih me premierën e radhës, të quajtur “Kopshti i Edenit“. Qëllimi ishte që njerëzve t’ua paraqesim realitetin e sotëm, botën që po na rrethon., thotë artisti me origjinë nga Kosova.
“Kopshti i Edenit ishte fillimi i një historie të fajit. Me tokën vjen një kopsht i ri, një mundësi e re dhe një rast i ri”.
Instalacioni në “Kulturhaus Helferei” prezanton në një hapësirë sakrale dhe në një atmosferë të çuditshme të Krishtlindjes një situatë të botës, të cilën ne e mendonim se e kishim tejkaluar.
Kështu me pak fjalë mund të përshkruhet projekti i artistit nga Kamenica e Kosovës që ishte prezantuar të shtunën në Cyrih.
Shishat e gjelbra në skenë përcjellin imazhin e ndotjet gjithkund nëpër botë.
“Sot fjala “kopsht” ka kuptimin e një vendi të gjelbëruar, me lule e pemë të ndryshme, vend ku njeriu mund të pushojë dhe të dëfrehet…Sot bota nuk i përngjan më një kopshti, ndotja, shkatërrimi i ambientit, papastërtia është bërë problem botëror për sëmundjet e ndryshme që po rrezikojnë zhdukjen e shumë specieve shtazore, bimore dhe të vetë njerëzimit.”, tregon për domethënien e instalacionit artisitik, Besim Morina.
Ndotësit më të mëdhenj janë gjigantët industrialë të thëngjillit dhe dioksidkarbonit, janë materiet plastike, të cilat kanë mbuluar miliona kilometra katrorë të sipërfaqës së detrave, oqeaneve, tokës, lumenjve e liqeneve.
“Jeni në njohuri se shishet plastike në dete e oqeane po i kapërdijnë peshkaqejt, balenat, shtazë të ndryshme në ujë dhe tokë, të cilat po depërtojnë edhe në trupin tonë duke i konsumuar ato, mishin, peshkun, etj.”
Ai si artist, në prag të festave të fundvitit, ka bërë përpjekje që të ngrejë zërin kundër ndotjes së ambientit nëpërmes këtij instalacioni.
“Bredhin, stolitë e festave të fundvitit i mbështollëm me foli plastike, kurse për rreth vendosëm shishe plastike nëpërmjet të cilave shprehim botën që po e shkatërrojmë me shishe plastike e materie të tjera.”, thekson Morina
Besim Morina i ka bërë të gjitha: ndërsa organizator ishte Gabriel S. Zimmerer.
Në shtëpinë e kulturës “Helferei” thonë se ekspozitën e kanë vizituar rreth 2500-3000 njerëz nga ora 14:00 deri në orën 22:00.
Më 31 dhjetor Besim Morina vjen me premierën e fundit për këtë sezon si asistent skenograf dhe në viti 2017 do të vazhdojë të punojë në teatër, balet, etj.
“Si skenograf dhe kostumograf, jashtë teatrit, kam oferta të shumta nga galeri të ndryshme për projekte të ngjashme”, thotë Besim Morina për albinfo.ch.
Më 2017 Besimi ka planifikuar të organizojë një urë lidhëse të teatrit mes Prishtinës dhe Cyrihut. “Jemi në procedurë për ta dërguar një shfaqje nga Cyrihu në Prishtinë dhe anasjelltas”, tha Morina.

Besim Morina vjen nga Kamenica e Kosovës. Ai ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në skenografi dhe kostumografi. Nga 2007-a deri më 2010 ka punuar në Kosovë në projekte të ndryshme teatrale dhe filmike, p.sh. kostumograf në filmin “Gomarët e kufirit“. Në tetor të viti 2010 ka filluar studimet Master në Universitetin e Cyrihut (ZHDK) dhe ka diplomuar më 2013 në degën skenografi dhe ndriçim skenik.
Photo: Cristiano Remo
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit
















