CH-Ballkani
Aventurat më të mira në Shqipëri
Shqipëria është e pasur me vende të bukura. Ato historike padyshim se janë shumë të veçanta, derisa turistët kanë mundësi t’i eksplorojnë nga afër
Shqipëria, që ndodhet në bregdetin Adriatik të Gadishullit Ballkanik në Evropën Juglindore, është shumë e vogël, por ka vende të mrekullueshme për t’i vizituar. “Vendi jonë është shumë i vogël, por ka shumë gjëra të mrekullueshme”, thotë Auron Tare, themelues i një “Ekspedita jonë”, një agjenci shqiptare që merret me turne. “Ju mund të udhëtoni për një orë të dhe të keni peizazhe të ndryshme”, shton ai, shkruan ‘pastemagazine.com’.
Tare ka qenë i përfshirë në turizmin shqiptar që nga themelimi i kësaj agjenci, kur ai ishte fëmijë. Në vitin 2014, Tare u zgjodh edhe kryetar i Agjencisë Kombëtare Bregdetare të Shqipërisë, dhe gruaja e tij Nancy mori kontrollin e operacionit, duke vazhduar misionin e kompanisë për të treguar diversitetin e vendit, përcjell albinfo.ch.
Ekspedita përfshin 20 vende të ndryshme, derisa pesë janë ndër më të mirat, që nëse shkoni në Shqipëri, duhet t’i vizitoni.
Vizita në fshatin e Bajronit është i pari, që tregon për Lordin Byron, një poet anglez i cili kishte vizituar Shqipërinë në vitin 1809.
‘Via Egnatia’ është njëra ndër rrugët më të vjetra në botë, që përfshin rrugën nga brigjet e Adriatikut e deri në bregdetin e Detit Egje. Figura të mëdha historike si Brutus, Mark Anthony dhe Ciceroni kanë ndjekur rrugën nga Durrësi i Shqipërisë deri në Selanik të Greqisë.
Shqipëria është e njohur për mikpritjen, kurse pjesa e Shqipërisë Veriore dallohet shumë sa i përket këtij aspekti. Në këtë vend mund ti gjeni Alpet Shqiptare, që iu ofrojnë pushuesve një atmosferë miqësore. Turistët do të kenë mundësi të kalojnë netët në peizazh të bukur, duke ngrënë ushqime tradicionale dhe duke eksploruar thellësitë e Parkut të Valbonës.
Parku i Butrintit apo i quajtur shpesh edhe si ‘Troja e Vogël’, tregon për historinë që ka ky vend dhe shumë shpejt është bërë destinacioni më i vizituar në Shqipëri. Ky ka qenë vendi i parë i mbrojtur nga UNESCO, dhe ka ndihmuar shumë turizmin shqiptar.
Edhe pse nuk tregon për rrënojat mijëvjeçare apo vendet me peizazhe të bukura, rënia e komunizmit ka shumë rëndësi në Shqipëri. Tetë ditë ekspeditë nga Butrinti në Tiranë për të treguar të veçantat e kësaj pjese të historisë, duke përmbyllur një udhëtim të mrekullueshëm, ku në Shqipëri ka edhe shumë vende tjera interesante dhe të bukura, si historike, ashtu edhe të kohës moderne.
E-Diaspora
-
Stokholm
Shqiptari nga Kosova diplomon në Inxhinieri Hapësinore në Suedi me veshje kombëtare Aulon Nura përfundoi studimet master në KTH Royal Institute of Technology në Stokholm dhe tashmë është... -
Koncerti “ARIADITA” në Washington: një mbrëmje muzikore që bashkoi kultura dhe emocione -
Amerikë
Eliza Dushku nderohet me doktoratë “Honoris Causa” -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë
Jeta në Austri
-
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit Austria planifikon investime të reja në shërbimet e kujdesit, programet e varfërisë së fëmijëve dhe përfshirjen... -
Austri: Humb jetën një 23-vjeçar nga Tetova, trupi i është gjetur në liqenin Faaker -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë













