Jeta në Zvicër
Turistët gjermanë i kthehen Zvicrës
Kthesa në turizëm: Pas trendit të rënies, përsëri evropianët kthehen për pushime në Zvicër.
Industria e turizmit është rimëkëmbur, tha drejtori i Turizmit të Zvicrës, Jürg Schmid. Në një intervistë me “Sonntagszeitung”, ai thotë që nga fillimi i forcimit të frangut në vitit 2008 Zvicra kishte humbur 29 për qind të mysafirëve evropianë.
Por, aktualisht raportohet për më shumë evropianë në vendpushimet zvicerane. Veçanërisht i kënaqshëm për industrinë është rritja e mysafirëve gjermanë, nga tani grupi më i rëndësishëm i turistëve.
“Muaji gusht ka shkuar shumë mirë në rajonet malore”, tha drejtori i Turizmit të Zvicrës, Schmid. Gjithashtu pritet një sezon i mirë i dimrit – duke supozuar për kushte të mira me borë. Sipas “Sonntagszeitung”, gjermanët kanë pëlqyer më shumë Ticinon. Raportohet për një rritje prej 7.3 për qind të turistëve nga fqinji verior në shtatë muajt e pare, duke përfituar më shumë qytete, si Lugano dhe Lokarno. Gjithashtu, një rritje të vogël me vizitorë gjermanë ishte regjistruar, sipas Zyrës Federale të Statistikave, në St. Moritz, përcjell albinfo.ch.
Turizmi në Zvicër ka përfituar në mënyrë të tërthortë nga sulmet terroriste në vendet fqinje. Aspekti i sigurisë është thelbësor për turistët, përveç natyrës së bukur në Ticino dhe në veri të Alpeve, thotë drejtori i Turizmit në Ticino, Elia Frapolli.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë














