Fotolajmi
Fillon „Oktoberfest“, festivali më i madh në botë i birrës!
„Oktoberfest“ po zhvillohet nën masa të përforcuara të sigurisë pas sulmeve të muajve të fundit.
Festivali i 183-të i i birrës “Oktoberfest” në Munih ka filluar që nga 17 shtatori dhe do të zgjasë deri më 3 tetor.
Kryetari i Munihut, Dieter Reiter, ka shpallur të hapur festivalin e birrës „Oktoberfest“, i 183-të me radhë.
Dhjetëra mijëra njerëz kishin ardhur që në orët e para të së shtunës pavarësisht motit me shi.
Pas sulmeve të Mynihut dhe dy sulmeve terroriste në Francë mbizotërojnë masat shumta të sigurisë.
Raportohet pothuajse për dy herë më shumë masa të sigurisë dhe qindra policë në krahasim me vitin e kaluar.
Festivali zgjat deri në 3 tetor dhe pritet të marrin pjesë rreth 6 milionë vizitorë nga e gjithë bota.
Karakteristikë e këtij festivali është veshja tradicionale, ndërsa vizitorët mund të shijojnë ushqime dhe birra të llojllojshme dhe të argëtohen me muzikë tradicionale të këtij festivali por edhe zhanre të tjera.
Ky festival vizitohet edhe nga figurat të njohura të gjitha sferave jetësore në Gjermani, njofton “albinfo.ch”.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci














