Fotolajmi
Thomas de Maiziere: 500 ekstremistë, kërcënim për Gjermaninë
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, ka paralajmëruar se në Gjermani ka mbi 500 ekstremistë islamikë, të cilët mund të kryejnë sulme në vend.
“Aktualisht në Gjermani ka të paktën 520 sulmues të mundshëm”, tha Maiziere në një intervistë për “Bild”, duke paralajmëruar se numri është më i madh, përcjell albinfo.ch.
„Ata janë potencialisht të rrezikshëm si individë dhe si anëtarë të grupeve të caktuara“, tha De Maiziere, i cili ka shtuar se edhe 360 persona përkatës, të njohur për policinë, kanë afërsi të drejtpërdrejtë me sulmuesit e mundshëm.
„Këta janë njerëz që mbështesin krimet. Kërcënimi i sulmeve terroriste që vijnë nga grupet e huaja dhe radikalizimi i qytetarëve të caktuara që mund të depërtojnë në Evropë apo edhe jetojnë në territorin gjerman. Radikalizimi është kryer me internet ose nëpërmjet komunikimit me predikuesit islamë. Grupet mund të “depërtojnë” dhe të përgatisin operacione pa u vënë re. Edhe më i vështirë është zbulimi i sulmuesit, i cili vepron vetëm“, thotë ministri i Brendshëm i Gjermanisë.
“Për fat të keq, në këtë pikë ekziston një rrezik i vërtetë i të dy llojeve të kërcënimeve”, deklaroi de Maiziere.
Këto të dhëna janë publikuar në prag të 15-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













