Jeta në Zvicër
Zbulim i rëndësishëm i shkencëtarëve zviceranë mbi jetën e bletëve
Ekipi hulumtues i ka kaluar hojet e mjaltit të bletëve nëpër tomografinë kompjuterike duke pasur mundësi kështu të hulumtonin hojet e bletëve pa i penguar ato
Hulumtuesit shkencorë të institutit Agroscope në kuadër të Universitetit të Bernës kanë bërë një zbulim të rëndësishëm. Përmes fotografive të hojeve të bletëve, të fotografuara me rëntgen, ata kanë zbuluar se bletët shfrytëzojnë teknika të ndryshme për të përpunuar mjaltin.
Ekipi hulumtues i ka kaluar hojet e mjaltit të bletëve nëpër tomografinë kompjuterike duke pasur mundësi kështu të hulumtonin hojet e bletëve pa i penguar ato.
Rrugë të ndryshme pune për hojeve dhe të bëhet e gjithë kjo transparente, ka thënë kryesuesi i ekipit, Michael Eyer. Për të prodhuar mjaltin, bletët e grumbullojnë nektarin nga lulet dhe me ndihmën e enzimeve specifike e bëjnë koncentrimin e sheqerit që përmban nektari.
Fotografitë e rëntgenit tregojnë se gjatë procesit të “pjekjes” së mjaltit, në qelizat e hojeve zhvillohen metoda të ndryshme të përpunimit të mjaltit, të cilat pasqyrojnë edhe koncentrimin e sheqerit, shkruajnë autorët në artikullin e publikuar në revistën plos one. Mostrat e zbuluar tregojnë se bletët punëtore shfrytëzojnë rrugë dhe ecuri të ndryshme për përpunimin e mjaltit.
Kështu, ato ose ngjyrosin muret e hojeve me ngarkesat e nektarit me koncentrim të lartë dhe të bëjnë kështu rrathë. Po ashtu ndodh që ngarkesat e nektarit t`i hedhin në mënyrë rastësore në qeliza duke bërë kështu dromca të cilat me kohë rriten gjatë pjekjes së mjaltit. Pastaj zhduken edhe rrathët, duke e bërë kështu një masë jo homogjene që është në fakt mjalti i pjekur.
Por, ka edhe disa qeliza më të pakta të cilat përmbajnë një masë homogjene, të përbërë ekskluzivisht nga sheqeri me përqendrim të lartë. Dhe ky përqendrim sheqeri tejkalon vlerat që janë të zakonshme ose të njohura si mesatare për mjaltin.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









