Fotolajmi
Tre milionë njerëz gjejnë punë në BE
Statistikat tregojnë se çdo i gjashti i papunë ka gjetur një vend pune në tre muajt e parë të këtij viti.
Punë kanë gjetur 15.4 për qind e të papunëve në tremujorin e parë, apo tre milionë njerëz, ka thënë Eurostat. Kështu, ritmi i punësimit është ngadalësuar në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, kur punë arriten të gjejnë 18 për qind të të papunëve, ose 3.5 milionë njerëz.
Në fillim të këtij viti 13 milionë njerëz janë të papunë, dhe 18.9 për qind, ose 3.7 milionë fillimisht merret në statusin e popullsisë ekonomikisht joaktive.
Gjatë kësaj periudhe në BE ishin të punësuar 169.7 milionë njerëz.
Raporti i Eurostat është i bazuar në një studim të punës në BE dhe nuk përfshin të dhënat për Gjermaninë dhe Belgjikën.
Në mesin e 26 shteteve anëtare të BE-së, në bazë të të dhënave, të cilat për tremujorin e parë të 2016-ës i ka në dispozicion Eurostat, ritmin më të mirë të punësimit e ka regjistruar Danimarka.
Kështu, çdo i treti i papunë në vend, ose 30.3 për qind e të papunëve gjetën punë në tre muajt e parë të këtij viti. E ndjekur nga Suedia, ku punë kanë gjetur 22.5 për qind e të papunëve, dhe në Austri me një pjesëmarrje prej 22.3 për qind.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












