CH-Ballkani
Edhe Vetëvendosje e Zvicrës përkrah protestat në Prishtinë
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Zvicër, nëpërmes një komunikate për media ka përkrahur protestën, e cila pritet të mbahet më 1 shtator
Në komunikatë për media VV-ja në Zvicër ka bërë thirrje që qytetarët t`i bashkohen protestës në sheshet e Prishtinës për të shprehur zërin kundër demarkacionit, në mbrojtje të Republikës, shkruan albinfo.ch.
“Ka 16 vjet që këto dy parti, PDK dhe LDK, kanë qeverisur shtetin dhe i kanë bërë koncesione Serbisë pa reshtur. Ky pushtet autoritar e ka shkatërruar ekonominë, arsimin, drejtësinë dhe shëndetësinë. Në vend të mirëqenies socio-ekonomike, qytetarëve u ka krijuar mbijetesë biologjike, duke i mbajtur ata të varur nga kriminelët politikë të llojit të Hashim Thaçit, Kadri Veslit, Isa Mustafës, Adem Grabovcit dhe shumë të tjerëve.
Sikur kjo të mos mjaftonte, dhe tanimë që nuk kanë çka të shesin, kanë filluar të japin territorin e shtetit si plaçkë për t’u siguruar se ata do të mbeten në pushtet, gjë që nënkupton të mbesin të mos hyjnë në burg.
Përgjimet e fundit të klanit “PRONTO”, dokumentuan me fakte se kapësit e shtetit nuk kanë as më të voglin shqetësim për ngritjen e institucioneve dhe mbrojtjen e shtetit. Atyre iu intereson se si të pasurohen, të rehatohen nëpër pozita publike dhe nëpër borde të ndërmarrjeve publike, ku qarkullojnë miliona euro. Ndërsa, sa i përket sovranitetit e integritetit territorial, ata e negociojnë fatin e Kosovës me këdo e kudo që ua kërkojnë, në Bruksel, në Beograd apo gjetiu, duke e cenuar rëndë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës.
Pas peticionit qytetar me mbi 205 mijë nënshkrime kundër Marrëveshjes për Demarkacion, pas ekspertizës profesionale nga akademikët, ekspertët dhe shoqëria civile, pas kundërshtimit të gjitha partive opozitare brenda dhe jashtë Parlamentit përmes dhjetëra protestave, me qindra-mijëra qytetarë në sheshet e Prishtinës dhe më gjerë, Qeveria kryeneçe e korruptuar e Kosovës nuk dëshiron të dëgjojë argumentet, të cilët konstatojnë se Kosova po humb mbi 8.200 hektarë.
Duke e parë me shqetësim të thellë presionin mbi deputet e opozitës dhe të pozitës, luftën me mediat e kapura nga ana e Qeverisë dhe të ashtuquajturin “President i gazit”, për ratifikimin e kësaj marrëveshje me kërcënimin se Kosova do të izolohet, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mërgimtarëve që t’i bashkohen protestës. Të gjithë së bashku t’i kundërshtojmë pushtetarët tradhtarë dhe të ndalojmë faljen e territorit të Kosovës Malit të Zi.
Qeveria është e vendosur që të falë tokën e Kosovës. Ne jemi edhe më të vendosur për të ndalur këtë Qeveri kuislinge të bëjë pazare me tokat e Republikës.
Sot, se nesër është vonë! Të gjithë së bashku, qytetarët në Kosovë dhe ata në diasporë, e kemi për obligim ta ndalim këtë Qeveri totalitare që t’ia bëjë tradhtinë e radhës shtetit të Kosovës. Mërgata gjatë gjithë ekzistencës së saj ishte faktor i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të atdheut. Edhe tani po vazhdon mobilizimin e saj për të kundërshtuar fuqishëm dhe pa kompromis demarkacionin me Malin e Zi.
Më 1 shtator na presin sheshet e Prishtinës për të shprehur zërin tonë të fuqishëm kundër demarkacionit, në mbrojtje të Republikës. Bashkë është e mundshme”, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












