Fotolajmi
Kaos në aeroportin e Vjenës
Prej orës 17 të ditës së diel janë anuluar fluturime të shumta në Vjenë ose janë përballur me vonesa të gjata.
Kjo tollovi është shkaktuar për shkaqe teknike. Të dielën me dhjetëra fluturime në aeroportin ndërkombëtar të Vjenës janë anuluar ose janë vonuar shumë. Kjo është shkaktuar nga një problem transmetimi në të dhënat e planit të fluturimit, ka njoftuar aeroporti ndërkombëtar i Vjenës. Qindra pasagjerë u bllokuan në Vjenë.
Linjat ajrore kanë shpresuar në zgjidhjen e problemit të dielën në mbrëmje.
Përgjegjësit e transmetimit dhe organizimit të të dhënave thanë se për momentin të gjitha të dhënat e planeve të fluturimit do të përditësohen me dorë, duke shmangur sistemin elektronik me probleme. Aktualisht, mund të trajtojë vetëm disa aterime në orë, ka thënë zëdhënësi i Kontrollit Austro, Markus Pohanka.
“Austrian Airlines” është kujdesur për strehimin e udhëtarëve të bllokuar, tha zëdhënësi i AUA, Peter Thier. Aktualisht është sezoni i pikut turistik dhe do të marrë kohë për të gjetur fluturime zëvendësim të hënën për të dielën. Situata ndoshta do të normalizohet gradualisht.
Aeroporti tani kërkoi nga pasagjerët dhe të afërmit e tyre që të marrin informacione në faqen e internetit në lidhje me dështimet e mundshme dhe ndryshimet e fluturimeve.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











