Jeta në Zvicër
Qytetet zvicerane, me numër më të madh të rasteve sociale
Numri i rasteve në asistencë sociale në vitin 2015 u rrit për më shumë se dy për qind në qytetet zvicerane. Sidomos komunat e mesme kanë shënuar rritje, që ka të bëjë me numrin e banorëve në proporcion me tregun e punës. Në një raport të ri janë krahasuar 14 qytete zvicerane.
Në vitin 2015, 14 qytete zvicerane regjistruan 2.2 për qind më shumë raste sociale se sa vitin e kaluar.
Raporti i bazuar në statistikat e ndihmës sociale të Zyrës Federale të Statistikave ka studiuar 14 qytete: Chur, Bazel, Bernë, Biel, Lausanne, Luzern, St. Gallen, Schaffhausen, Schlieren, Uster, Wädenswil, Winterthur, Zug dhe Zurich. Raporti është përgatitur nga Berner Fachhochschule.
Një arsye për rritjen e ndihmës sociale në qytetet e mesme është sigurimi i banimit.
Veçanërisht dukshëm ka ndikuar edhe transformimi ekonomik i qyteteve me një të kaluar industriale, të tilla si Winterthur, Schaffhausen ose Biel.
Shkalla e ndihmës sociale në qytetet është më e lartë në zonat rurale. Shkalla më e lartë e 14 qyteteve të studiuara është në Biel, me 11.6 për qind, e ndjekur nga Lausanne me 8.8 për qind dhe 6.3 për qind Bazeli.
Mosha e pranuesve të asistencës sociale është 46 deri 65 vjeç. Përgatitja profesionale luan një rol të rëndësishëm. Në shumicën e qyteteve në mes të 45 dhe 60 për qind të përfituesve të mirëqenies të rriturit nuk kanë ndonjë përgatitje profesionale, shkruan srf, përcjell albinfo.ch.
Për më tepër, si grupe të rrezikuara janë edhe personat, për të cilët punësimi nuk është i mundur për shkak të kujdesit të fëmijëve apo problemeve shëndetësore. Në rrezik për të qenë më të varuar nga ndihmat sociale janë qytetarët me origjinë të huaj.
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”











