Jeta në Zvicër
Zviceranët, kampionë Evrope për përdorimin e trenit
Në nivel bote vetëm japonezët ua kalojnë zviceranëve sa i takon shpeshtësisë së përdorimit të trenit, ndërkohë që Zvicra është kampione e pakontestueshme edhe në nivel botëror sa i përket kilometrave të kaluara në tren
Askund në Evropë nuk përdoret aq shpesh treni sikur në Zvicër, edhe në botë Zvicra do të ishte kampione… sikur të mos ishte Japonia. Por japonezët ua kalojnë zviceranëve vetëm sa i takon shpeshtësisë së përdorimit të trenit për kokë banori ndërkohë që Zvicra është kampione e pakontestueshme edhe në nivel botëror sa i përket kilometrave të kaluara në tren, po ashtu në vit dhe për kokë banori.
Por, njëherë sa i përket konkurrencës evropiane: zvicerani hip mesatarisht 59 herë brenda vitit në tren. Ky numër është regjistruar vitin e kaluar, por afërsisht kështu ka qenë edhe viteve tjera, bëhet e ditur në statistikën vjetore të Federatës Botërore të Hekurudhave, që është publikuar sot.
Eh, japonezët i hipin trenit dukshëm më shpesh se zviceranët: 72 herë brenda vitit dhe me këtë janë shumë përpara të gjitha vendeve tjera të botës. Mirëpo, zviceranët i kalojnë brenda vitit mesatarisht nga 2277 kilometra në tren dhe me këtë ua kalojnë edhe japonezëve, të cilët kalojnë mbi rrotat e trenit «vetëm» nga 2052 kilometra në vit.
Ndërsa në Evropë, pas zviceranëve sa i përket shfrytëzimit të trenave për kokë banori, menjëherë pas Zvicrës me 40 udhëtime për banor vijnë luksemburgasit. Më tutje vijnë danezët me 34, austriakët me 29, britanikët me 26 dhe gjermanët me 25 udhëtime në vit me tren.
Kur jemi te kilometrat e kaluara në tren, zviceranët i lënë po ashtu shumë mbrapa austriaküet (1361 km), francezët (1251 km) dhe danezët (1057 km). Ndërsa gjermanët kalojnë më pak se përgjysmë kilometra në tren krahasuar me zviceranët, gjithsej 979 kilometra.
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”











