Lajme
Shqipëria, vend problematik në Evropë për pastrimin e parave
Instituti i Bazelit për Qeverisje e ka publikuar indeksin e pastrimit të parave për vitin 2016 dhe Shqipëria është përmirësuar, duke u ngjitur disa shkallë, por sërish ndodhet në listën e vendeve më problematike në Evropë.
Lufta kundër korrupsionit vazhdon të godasë vendet që tregojnë një fuqi të dobët në luftën kundër pastrimit të parave dhe Shqipëria ende mbetet e dobët, sipas indeksit “Basel AML 2016”.
Sipas raportit, pushtetarët e korruptuar shqiptarë dhe krimi i organizuar pastrojnë dhe fshehin jashtë vendit paratë e krimit dhe të korrupsionit.
Sa i takon indeksit për 2016, Shqipëria vlerësohet me 5.04, ndërsa një vit më parë indeksi ishte 5.52. Pra, ka një përmirësim me 0.52%. Sipas vlerësimit, sa më i lartë është indeksi, aq më i lartë është dhe niveli i korrupsionit dhe pastrimit të parave. Shqipëria ndodhet në pozitën e 102 në të gjithë vendet e botës, nga 149, ka pasur përmirësime me 16 vende krahasuar me vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












