Integrimi
Traumat e rrahjes dhe kalimi në ekstremizëm
Nga pasojat e rrahjes nga një irakjan dhe një shqiptarë, i mituri zviceran merr tatëposhten në ide dhe në jetë (Blick)
Është një natë e së shtunës në Wittenbach SG. I dehur deri në maksimum, zvicerani pesëmbëdhjetëvjeçar Oliver R. (emri i është ndryshuar nga redaksia e Blick) dridhet nga gjendja e mjerueshme e tij në komunën me 9.200 banorë dhe një veshje neonaciste e me dy armë zjarri në valixhe.
Me këto armë, ai ka parakaluar aq shpeshë në rrethinë, sa që baorët e brengosur kanë qenë të detyruar të alarmojnë policinë. Oliver R. u shoqërua nga policia dhe u dërgua në një ent përkujdesës.
Të hënën, autoritetet kishin vendosur: Tinejxheri duhet të qëndrojë tre muaj në entin edukativ në Platanenhof në Oberuzwil SG.
Është kjo një histori e dhimbshme e një zbatice disamuajshe. Pridërit e Oliverit, Martin (74) dhe Mara (53) R. për “Blick” kanë rrëfyer se si nga “djaloshi i dashur” i tyre u shndërrua një adoleshent i keq.
Krejt kjo kishte filluar në fillim të vitit të kaluar. “Oliveri ka qenë duke zbritur nga autobusi. Në të njëjtën kohë, një irakien dhe një shqiptar e kishin rrahur”, përkujton e ëma, Mara R. Dy sulmuesit e kishin goditur me dy grushte në fytyrë, duke e rrëzuar përtokë dhe arratisen. Me disa të enjtura, Oliveri kthehet në shtëpi.
“Ai ndjehej aq i pafuqishëm dhe i poshtëruar”, vazhdon Mara R. Te 15-vjeçari depresiv, pafuqia u shndërrua në urrejtje. Urrejtje ndaj rrahësve dhe ndaj sistemit.
Në shkollë, ish nxënësi shembullor u bë njëri nga nxënësit më të dobët. Ëndrra e tij për një karrierë polici, u shua. Ai rregullisht sjellej keq, ndërsa në qershor të vitit të kaluar, shkolla e përjashton atë pa ndonjë certifikatë.
Oliveri filloi të pinte dhe të dehej. Ai i bashkohet skenës së neonacistëve, duke ngjitur kryqin e tyre në dhomën e fjetjes dhe fillon të thyejë.
“Gjiynjë kur dehej, ai e ndjente veten të fortë”, plotëson Martin R. “Pastaj vizatonte kryqe të thyera, e rruante konë, i mbathte çizmet luftarake dhe marshonte nëpër fshat”.
Gjatë një kontrolli policor, te Oliveri ishte gjetur një shkop për rrahje. “Gjithmonë i thonim që duhet të ndërpret me këto marrëzira neonaciste”, vazhdon babai i Oliverit. “Por, ai as që na e varte veshin”.
Gjithnjë e më tepër gjatë javës, i riu iu kishte përkushtuar alkoolit dhe dehej. Magjepsja e tij për armët ishte në rritje e sipër, ndërsa muajin e radhës ai shprehi dëshirë të anëtarësohet në shoqatën e shenjtarëve. Mara R. thotë: “Ai gjithnjë thoshte se jeta është bërllog dhe se nuk do të mbante përgjegjësi për të huajt”.
Prindërit e Oliverit janë duke zhvilluar betejë për birin e tyre. “Gjithnjë i kam paralajmëruar të gjithë. Kërkova ndihmë nga komuna, nga shkolla, nga policia. Por, askush nuk më mori në dorë. Askush nuk dëshironte të na besonte se Oliveri është person i rrezikshëm”, thotë Mara R.
Lotët i rrjedhin pandërprerë. “Qysh me 15 vite moshë, biri im kia problem me alkoolin. Ai është një neonacist dhe ka një armë në shtëpi. Përse rregullisht ndodhë diçka”, ankohet ajo. Kur Oliveri ishte arrestuar, prindërit kishin qenë në një varrim të një farefisi. Të dielën, ata u kthyen në Wittenbach, ndërsa në dhomën e të birit gjetën 19 shishe të zbrazëta të birrës. Arma ishte konfiskuar nga policia.
Mara dhe Martin R. shpresojnë se enti edukativ do të jetë rasti i fundit për të shpëtuar të birin: “Ai, më në fund do të duhet të mësojë disiplinë dhe të ndalojë të pijë. Oliveri ka nevojë për ndihmë, thjesht, është një trishtim”, thonë ata.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










