Fotolajmi
Franca përkujton viktimat e Nicës
Me një minutë heshtje Franca ka përkujtuar viktimat e sulmit të Nicës.
Në vendin e ngjarjes në bulevardin e famshëm të plazhit në qytetin mesdhetar, mijëra njerëz u mblodhën në ceremoninë përkujtimore, ku morën pjesë edhe disa përfaqësues të Qeverisë së Francës, duke përfshirë kryeministrin, Manuel Valls dhe ministrin e Shëndetësisë, Marisol Touraine.
Valls ishte fishkëllyer me të mbërritur në ceremoninë përkujtimore, thotë një reporter i AFP-së, përcjell albinfo.ch.
Në Francë është duke debatuar shumë nëse autoritetet kanë bërë mjaft për të mbrojtur popullsinë kundër sulmeve terroriste. Presidenti i Francë, François Hollande u ndal në anën e përfaqësuesve të forcave të sigurisë në Ministrinë e Brendshme në Paris.
Pas një minutë heshtje, turma e mbledhur ka duartrokitur punëtorët e shpëtimit, zjarrfikësit dhe mjekët, të cilët ishin marrë me shpëtimin e viktimave pas sulmit të tmershëm në Nicë.
Një çift shqiptarësh është arrestuar në Francë në kuadër të hetimeve për ngjarjen e tmerrshme, ku mbetën të vrarë 84 persona në Nice.
Mediat në Tiranë bëjnë të ditur se të arrestuarit, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditura, janë një burrë nga Fieri dhe partnerja e tij nga Tirana, që jetonin në Nicë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











