Jeta në Zvicër
Profiti i „Swatch“, në rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit
Profiti i “Swatch Group AG” ka shënuar rënien më të madhe në të paktën 15 vjet, për shkak se kërkesat për orët zvicerane kanë rënë në Hong-Kong, Francë dhe Zvicër, raporton “Bloomberg”, përcjell albinfo.ch.
Shitjet kanë rënë gati 12%, njofton kompania me bazë në Bijelo, e markave zvicerane “Omega” dhe “Tissot”. Analistët kishin pritur 22% rënie në fitimin neto dhe një rënie 7% në të ardhura.
Pas informacioneve për rënien në tregjet e huaja, aksionet në bursën e Cyrihut “Swatch” janë reduktuar ndjeshëm me 14%, transmetonalbinfo.ch.
Kërkesa e ulët është përhapur nga Hong-Kongu në disa tregje të rëndësishme në Evropë, duke përfshirë Francën dhe Zvicrën.
Shitjet në segmentin luksoz në Francë janë ngadalësuar për shkak të fluksit të vogël të turistëve pas sulmeve terroriste në nëntor dhe në sfond të ngjarjes së fundit në Nisë.
Sipas strategjisë së “Swatch”, për të ruajtur numrin e punëtorëve investimet dhe marketingu ka shkurtuar profitin e kompanisë.
Ndryshe nga “Richemont”, e cila ka hequr rreth 100 persona në “Cartier”, “Vacheron Konstantin” dhe “Piaget”, “Swatch” ka shmangur shkurtimet masive të punëtorëve.
Ulja e kostove fikse të orëve është e pamundur në shumicën e industrive, për shkak se gjetja e zejtarëve të aftë është e vështirë.
Kryeshefi ekzekutiv, Nick Hayek, tha se ai donte për të shmangur shkurtimet, sepse do të ketë nevojë për punëtorë, kur tregu do të përmirësohet.
Marka “Tissot” mund të ndikohet më të mirë për shkak se është në të njëjtin segment të çmimeve, e cilia konkurron direkt me orët e zgjuara “Apple”, tha analisti Rene Weber i “Bank Vontobel”.
I vetmi vend është Kina, ku tregu i orëve është duke u zhvilluar pozitivisht.
Në këtë rajon eksportet zvicerane të orëve janë tkurrur 11 muaj rresht. Në pesë muajt e parë të vitit 2016 eksportet kanë rënë me 9.5%.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













