Jeta në Zvicër
Qindra zviceranë për pushime në Turqi
Në qytetet turistike turke gjendja pas grushtit të shtetit sipas agjencive zvicerane të udhëtimit është e qetë. Të gjithë ata që kanë rezervuar për këtë fundjavë në Turqi, pushime mund t’i anulojnë në agjencitë e udhëtimit.
“Hotelplan Suisse” numëron 262 turistë që aktualisht janë duke i kaluar pushimet e tyre në jug të Turqisë, si dhe në Stamboll, thotë një zëdhënëse e “Hotelplan Suisse” për agjencinë së lajmeve SDA , përcjell albinfo.ch.
“Hotelplan Suisse” këshillon klientët për të kontaktuar udhëzuesit e tyre lokalë që të informohen për gjendjen e sigurisë.
88 njerëz sot do të fluturojnë sot për në Turqi me Hotelplan, tha Huguenin-dit-Lenoir. Udfëtimet në Turqi me një datë të nisjes deri të martën mund të anulohen pa pagesë. Përveç kësaj, thirrjet janë shtuar në “Hotelplan Suisse”.
Edhe “TUI Suisse” ka disa qindra turistë që aktualisht bëjnë pushime në Turqi. Të gjithë turistët ishin në Turqinë jugore, tha zëdhënësja Bianca Schmidt. Ajo ka siguruar turistët se situata është e qetë atje. TUI është duke vëzhguar me kujdes situatën në Turqi.
Turistët të cilët kanë rezervuar një udhëtim në Turqi, të shtunën ose të dielën, mund ta shtyjnë ose ta anulojnë pa pagesë. Edhe me “Kuoni Travel” është situata e njëjte. Transferimi i tyre po ashtu do të jetë falas duke ofruar linja ajrore. Fluturimet e “Swiss” dhe “Edelweiss Air” mund të anulohen. Bëhet fjalë për destinacionet për në Bodrum, Izmir Atalya. Swiss i ka anuluar të gjitha fluturime për në Stamboll për ditën e shtunë. Fluturimet për të dielën janë sipas orarit të planifikuar nga të dhënat aktuale.
Gjithashtu janë anuluar fluturimet nga Zvicra për në Stamboll me Turkish Airlines. Shumica e fluturimeve sipas informacionit në faqen e internetit të Aeroportit të Cyrihut dhe Aeriportit të Baselit u anuluan për në Stamboll. Vetëm “Pegasus” fluturon aktualisht për në Stamboll.
Megjithatë, EDA rekomandon pushuesit në Turqi të veprojnë në përputhje me udhëzimet e autoriteteve. Ndalim-qarkullimi duhet të ndiqet, është thënë në njoftimin e EDA-s. Për më tepër, udhëtarët duhet të mbajnë kontakte me operatorët e tyre turistik.
Departamenti i Punëve të Jashtme ka një numër telefoni të rezervuar për turistët. Kontakti mund të arrihet nëpërmjet numrave të telefonit: 0041 800 247 365 dhe 0041 58 465 33 33.
Deri herët në mëngjes janë pranuar rreth 160 thirrje telefonike.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












