Lajme
Ipeshkvia e Kosovës mbështet regjistrimin e diasporës
Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji tha se misionet e tyre do të jenë në dispozicion për bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe do ta kenë përkrahjen e tyre
Ministri i Diasporës, Valon Murati kërkoi edhe ndihmën e Ipeshkvisë së Kosovës për regjistrimin e diasporës dhe mësimin plotësues në mërgatë. Murati sot në vazhdën e takimeve që po realizon në kuadër të fushatës së regjistrimit “Ti je pjesë e atdheut” u takua me Ipeshkvin Dodë Gjergji.
Në këtë takim me imzot Gjergjin, ashtu si edhe me myftiun Naim Tërnava më herët, u diskutuan dy çështje: procesi i regjistrimit dhe funksionimi i shkollës shqipe në diasporë.
Ministri Murati në bashkëbisedim me Gjergjin shtroi nevojën që mesazhi i regjistrimit të bashkatdhetarëve gjatë qëndrimit në atdhe të përcillet edhe përmes Ipeshkvisë së Kosovës dhe mekanizmave të saj; “t’u qartësohet se regjistrimi është interes kombëtar, është në të mirën e tyre, në mënyrë që të krijohen politika më të mira shtetërore për diasporën”.
Po ashtu në këtë takim, sipas një njoftimi për media lëshuar nga MeD, u diskutua që t’u bëhet thirrje bashkatdhetarëve që sa më shumë t’i dërgojnë fëmijët në shkollat shqipe, sepse përmes saj ruhet edhe identiteti kombëtar e kulturor.
Ministri Murati e njoftoi ipeshkvin Gjergji edhe për aktivitetet që Ministria e Diasporës do t’i bëjë këtë verë për bashkatdhetarët, për punën që po bëhet për hartimin e një kurrikule të përbashkët Kosovë-Shqipëri për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë dhe disa procese tjera.
Ndërkaq, Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji e njoftoi ministrin Murati për misionet që i kanë në Evropë, për rolin e rëndësinë e tyre, por edhe për kontributin që japin për mësimin e gjuhës shqipe.
Ai theksoi se si në Kosovë, ashtu edhe në vendet ku i kanë misionet, përmes priftërinjve do të shpërndahet informacioni- porosia për regjistrim të bashkatdhetarëve, por edhe për vijimin e fëmijëve të diasporës në shkollën shqipe.
Ipshkvi i Kosovës theksoi se shqiptarët në diasporë duhet të lidhen kulturalisht me njëri-tjetrin, të mos ndahen fetarisht, por të bashkohen rreth vlerave kombëtare e traditave, përmes aktiviteteve kulturore e shkollës shqipe. Në fund të takimit, ipeshkvi Gjergji, tha se misionet e tyre do të jenë në dispozicion për bashkëpunim me MeD-në dhe do ta kenë përkrahjen e tyre.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









