Jeta në Zvicër
Plaku godet për vdekje kosovaren me veturë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Vevey VD, pasi që një plak 78-vjeçar e ka shkelur Imzela M. me veturë teksa ajo po kalonte në vijat e këmbësorëve.
Ngjarja kishte ndodhur të dielen rreth orës 07.30, kur një pensionist 78-vjeçar e godet për vdekje Imselën në vijat e këmbësorëve. Nga goditja e fortë, ajo u përplas në pjesën e djathtë të rrugës dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, vetëm 50 metra në një ndërtese ku banonte me familjen. Prindërit e Imseles ishin në rrugë për në Kosovë.
“Kur moren lajmin e kobshëm, ata menjëherë erdhën të hënën në mbrëmje përsëri në Zvicër”, thotë një mik i Imzela“, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch
Imzela ka punuar në një farmaci në Lozanë dhe dhe që nga e enjtja kishte përfunduar shkollimin si asistente e farmacisë..
Se si erdhi deri te aksidenti tragjik po heton policia.
Plakut i është konfiskuar patent shoferi derisa kishte thënë se i ka penguar diell.
Në vendin e aksidentit tragjik janë vendosur lule e qirinj, në përkujtim të kosovares së re. përcjell albinfo.ch.
Varrimi i Imselës do të bëhet sot në Kosovë.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë














