Integrimi
Ministri Murati: Shqiptarët kanë ngritur lart imazhin tonë në Zvicër
Murati ka theksuar se shqiptarët në Zvicër jo vetëm në sport, përkatësisht në futboll, por në të gjitha lëmitë janë duke korrur suksese të jashtëzakonshme dhe me pjesëmarrjen aktive në jetën publike të shtetit zviceran dhe me arritjet e tyre e kanë ngritur në nivel të lartë imazhin e komunitetit shqiptar në Zvicër
Ministri i Diasporës, z. Valon Murati, gjatë një vizite zyrtare në Konfederatën e Zvicrës mori pjesë në turneun e organizuar nga Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër në Gjenevë, e të përkrahur edhe nga Ministria e Diasporës
Fituesit të këtij turneu, FC Prishtinës nga Berna, ministri Murati i ndau kupën dhe njëkohësisht u uroi suksese në garat e mëtejme, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Diasporës, përcjell albinfo.ch.
Gjatë manifestimit të mbajtur për nder të këtij aktiviteti sportiv, ministri Murati theksoi rëndësinë e ngjarjeve të tilla në funksion të ruajtjes së identitetit, kultivimit të frymës sportive si dhe integrimit në shoqërinë zvicerane.
Ai shtoi se shqiptarët në Zvicër jo vetëm në sport, përkatësisht në futboll, por në të gjitha lëmitë janë duke korrur suksese të jashtëzakonshme dhe me pjesëmarrjen aktive në jetën publike të shtetit zviceran dhe me arritjet e tyre e kanë ngritur në nivel të lartë imazhin e komunitetit shqiptar në Zvicër, por edhe të vetë shtetit të Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Zvicër, ministri Murati, shoqëruar edhe nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, z. Ramadan Avdiu, u takua me përfaqësues të komunitetit shqiptar, arsimtarë të mësimit plotësues shqip dhe aktivistë të shoqatave në kantonet e Gjenevës, të Vaudit dhe të Neuchatelit.
Në këto takime, përveç të tjerash, me theks të veçantë u fol për mësimin e gjuhës shqipe në këto kantone, ndërsa u diskutuan mundësitë për ta fuqizuar mësimin shqip përmes një bashkëpunimi më të ngushtë në mes të komunitetit shqiptar në Zvicër dhe institucioneve të Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë.
Po ashtu ministri Murati diskutoi edhe mbi projektin e Ministrisë së Diasporës për formimin e rrjetit të shoqatave në diasporë, e në këtë kontekst u fol edhe për mundësitë e gjetjes së formave dhe modeleve më të përshtatshme për rrjetëzimin e shoqatave shqiptare në Zvicër.
Ministri, së bashku me z. Avdiu dhe me bashkëpunëtorët e tjerë, mori pjesë edhe në hapjen e ekspozitës të piktorit të shquar të diasporës në Zvicër, z. Samedin Asllani.
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













