Integrimi
Xherdan Shaqiri si foto model i “Nike”
Xherdan Shaqiri përpos sukseseve në fushën e gjelbër, është përkujdesur edhe për modelin më të ri të këpucëve të “Nike”. Para kamerave, ai paraqitet me një figurë po aq tërheqëse, sikur edhe në fushën e gjelbër. Një problem i vogël i tij ka qenë vetëm në fillim, kur ai ecte para kamerave me këmishë të gjerë.
“A e keni madhësinë S, me këtë të gjithë do të mendojnë se jam një thes”?, pyet ai me një grimasë. Për një kohë të shpejtë stilisti vjen afër tij dhe i ndihmon në përmirësimin e dukjes. Edhe njëherë për herë të fundit përmirësimi i pamjes së flokëve dhe stilisti e udhëzon për një buzëqeshje për tu dukur i lumtur. “Tani mundohu për një fytyrë si lojtar i Spartakut nga Moska”, preferon fotografi. “Jam duke zhvilluar shumë cilësi edhe përpos faktit se në ekip do të më thumbojnë me fjalë”, deklaron Shaqiri i disponueshëm. Super talenti shqiptar është duke reklamuar për gjigantin sportiv “Nike”, modelin më të ri të këpucës “Mercurial Vapor SuperFly III”, të cilën për herë të parë do ta përdorë në ndeshjen e së dielës kundër GC.
Që nga muaji prill kjo këpucë do të jetë në shitje si ekstra product në shitoret e “Ochsner Sport” me një logo personale. Që nga fillimi i reklamës, për Shaqirin ka qenë shumë e qartë se për këto këpucë do të interesohen edhe vëllezërit e tij Erdini, Arianiti dhe motra Medina. Edhe përpos kontratës profesioniste, 19-vjeçari jeton ende me familjen e tij nën një kulm. “Kjo është një mbështetje e madhe”, thotë Shaqa për “20 Minuten”. Dhe përsëri me një grimasë të këndshme përfundon: “Për fat të mirë, unë nuk kam dashnore, përndryshe këpucët do të reduktoheshin”.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify Bebe Rexha arrin 100 milionë dëgjime në Spotify me “New Religion” ... -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











