Sport
Takim special për shqiptarët e Zvicrës

Futbollistët shqiptarë të Zvicrës përsëri ishin në qendër të vëmendjes për shkak të përballjes me Shqipërinë. Sidoqoftë, ata shprehën se janë të gatshëm për këtë ndeshje speciale, dhe thonë se do të luajnë si profesionistë për helvetikët. Albinfo.ch ju sjell deklaratat e tyre.
Xherdan Shaqiri: “Është një ndeshje mes Shqipërisë dhe Zvicrës dhe në fund të 90 minutave do të fitojë kush është më i miri, skuadra e cila e dëshiron më shumë atë. Te skuadra shqiptare kam shumë miq e shokë. Kemi bërë mjaft shaka me ta, por për 90 minuta nuk do të jemi miq. Shorti ishte një kënaqësi por edhe stres prej familjes dhe shokëve. Unë jam i lumtur sepse do të takoj shokët e mi. Për krejt shqiptarët ishte e veçantë. Familja nuk e dëshironte përplasjen me Shqipërinë, edhe media ka folur shumë, por ka edhe kënaqësi. Kam folur shpesh mes nesh me lojtarët e Shqipërisë. Loja do të jetë e rëndësishme të dy ekipet duam të fitojmë ndaj do të jetë e vështirë edhe për ne. Kam respekt për Shqipërinë sepse e dimë nga e kemi vendlindjen. Evropiani është i rëndësishëm dhe secili kur shënon guxon të festojë por respekti për Shqipërinë mbetet i njëjtë”.
Valon Behrami: “Ne kemi luajtur kundër tyre në ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës të vitit 2014. Ishte ndeshje e veçantë për mua. Ishte hera e parë që unë isha pak më shumë nervoz se sa jam para ndeshjeve. Por pastaj kur jeni në fushë nuk i mendoni këto gjëra. Tani është hera e tretë që luajmë kundër tyre. Natyrisht, kjo është më e rëndësishmja pasi është ndeshja e parë në Evropian. Është sikur një finale, sepse nëse humbisni lojën e parë ju jeni pothuajse të eliminuar. Do të jetë e vështirë për të menaxhuar emocionet, por ne duhet të mendojmë se kjo është vetëm një lojë në fund të ditës, edhe nëse ajo nuk është. Do të ketë emocione në fushë. Prindërit e mi jetojnë atje (Kosovë), do të jetë e çuditshme. Por unë kam zgjedhur para 11 vite të luaj për Zvicrën dhe kjo është zgjedhja më e mirë për mua”.
Granit Xhaka: “Jo vetëm kundër Taulantit që është e vështirë të luaj, por edhe kundër Shqipërisë. Kemi pasur ndeshje me Shqipërinë edhe para dy vjetësh dhe ka qenë shumë e vështirë. E tash kur është edhe vëllai im që luan për Kuqezinjtë, do të jetë edhe më e vështirë. Megjithatë, ne jemi profesionistë dhe duhet të luajmë. Edhe unë pajtohem me ata që thonë se Franca është favorit, por nuk duhet nënvlerësuar edhe Shqipërinë dhe Rumaninë, të cilat u kualifikuan për herë të parë. Interesi ynë është që ta kalomë grupin dhe të shohim më pastaj se çfarë do të ndodh dhe me kë do të luajmë”.
Blerim Xhemaili: Arma më e fortë e jona është puna në grup. Rrallë kam parë grup të mirë organizuar si ne. Ne bëjmë shaka dhe qëndrojmë së bashku. Nuk na intereson kush është më i rëndësishëm dhe hierarkia, por që kombëtarja të ecë sa më përpara. Ne jemi të gatshëm për ndeshjen e parë”.
Admir Mehmedi: “Jam shqiptar nga Maqedonia, një nga shtatë futbollistët me origjinë shqiptare që aktivizohen me Zvicrën. Të gjithë ne dëshironim ta evitonim të përballeshim me Shqipërinë. Do të jetë e vështirë të luajmë kundër mëmëdheut. Ne dëshirojmë të fitojmë dhe të kemi suksese. Nuk do të jetë lehtë ndaj Shqipërisë, por ne luajmë për fitore”.
E-Diaspora
-
Si ndodhi që shqiptarët të vendosin zgjedhjet në tri komuna të Gjenevës? Disa e shohin këtë fenomen si një dëshmi të integrimit, të tjerë kanë ngritur shqetësime mbi...
-
Tre shqiptarë akuzohen për 500 kg. kokainë, me vlerë 60 milionë franga
-
Der Bund: “Politikani i SVP-së, Korab Rashiti, ndërhyn në politikën e Kosovës”
-
U shënua 35 vjetori i Pajtimit të Gjaqeve, një lëvizje që bëri historinë
-
Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali: Si do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe italianë?
Jeta në Austri
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese Shtesat familjare në Austri mund të mos rriten më me inflacionin duke filluar nga viti 2026,...
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve
-
Mbi 6.1 milionë shkelje të shpejtësisë në Austri në 2024-ën