Jeta në Zvicër
Fanellat kuqezi shiten ‘flakë’ në Zvicër
Fanella më e kërkuar mbetet ajo e Xherdan Shaqirit, i cili është futbollisti kyç te Zvicra
Pjesëmarrja e parë e Shqipërisë në Evropian ka bërë bujë në çdo vend ku ka shqiptarë, e sidomos në Zvicër, ku jetojnë një numër madh i shqiptarëve. Madje, në Zvicër më shumë shiten fanellat kuqezi sesa ato të helvetikëve, shkruan albinfo.ch.
Gazeta “Schweiz am Sonntag”, ka pyetur disa tregtarë të ndryshëm të cilët kanë treguar të zhgënjyer se ka shumë pak interes për fanellat sportive të Behrami &Co dhe se nuk ka eufori për kombëtaren e drejtuar nga Vladimir Petkoviq.
“Në krahasim me Botërorin 2014, shitjet janë më të ulëta”, ka treguar përgjegjësi i një filiali të Zyrihut për “Ochsner Sport”. “Atëherë edhe koha ishte më e mirë dhe nuk ekzistonte frika e terrorizmit apo grevave që po ndodhin këto ditë në Francë”.
Për nëse për Zvicrën nuk ka eufori, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Shqipërinë. “Artikujt e Shqipërisë, nga fanella e deri te artikujt e vegjël, po shiten si të ishin panine”, shtoi ai, duke konfirmuar se për momentin, fanella më e kërkuar ishte ajo e një shqiptari të Zvicrës, Xherdan Shaqirit. “Por nuk do të habitesha nëse do të shitnim më shumë fanella të Shqipërisë sesa të Zvicrës”, ishin fjalët e tij për të përditshmen zvicerane.
Edhe përgjegjësi i marketingut të kompanisë “Athleticum” ka deklaruar se deri tani, fanella më e shitur në pikat e saj në Zvicër ka qenë ajo shqiptare.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









