(KEYSTONE/Reuters POOL/Ruben Sprich)
Jeta në Zvicër
Zvicra shkruan historinë, hap tunelin më të gjatë hekurudhor në botë
Ceremonia e inaugurimit të tunelit më të gjatë hekurudhor në botë fillon sot të mërkurën, pas 17 viteve të punës
Tuneli i Gotthard-it është një simbol i identitetit dhe zhvillimit të Zvicrës. Pikë takimi në mes të gjuhëve dhe kulturave të vendit, meqë gjithashtu është një nga rrugët kryesore në mes të Evropës veriore dhe jugore. Me hapjen e një tuneli të ri bazë më 1 qershor 2016 – tuneli më i gjatë në botë me 57 km – Gotthard shkruan një kapitull të rëndësishëm në historinë e transportit hekurudhor.
Ceremonia e inaugurimit të tunelit më të gjatë hekurudhor në botë fillon sot të mërkurën, pas 17 viteve të punës, transmeton albinfo.ch mediat zvicerane. Shtatë këshilltarë federal si dhe më shumë se 1000 të ftuar priten për të marrë pjesë në këtë ceremoni.
Kancelaria gjermane Angela Merkel, presidenti francez François Hollande dhe kryeministri italian Matteo Renzi marrin pjesë në përurimin, por edhe Komisionerja e transportit e BE-së Violeta Bulc. Ndërsa të tre udhëheqësit kryesorë të BE-së nuk do të jenë të pranishëm në këtë pagëzimin që përfaqëson një “punë shekullore”.
Ceremonia e hapjes, e cila do të përcillet nga gazetarët që vijnë nga gjithë bota, do të fillojë në mesditë. Presidenti i Konfederatës Johann Schneider-Ammann dhe ministrja e transportit Doris Leuthard do të jenë të pranishëm në Pollegio dhe do të mbajnë fjalën e hapjes në të njëjtën kohë, shkruan albinfo.ch. Këshilli Federal dhe deputetët do të jenë të pranishëm në festimet që bëhen me këtë rast.
“Tutti insieme”
Zyrtarët e pranishëm në Rynächt do të kalojnë tunelin në fillim të pasdites. Ata do të udhëtojnë deri në Pollegio, ku do të zhvillohet pjesa tjetër e ditës. Për arsye kohe, persona që do të vine vonë do të mbeten pa këtë udhëtim. Në Ticino, të ftuarit do të zbulojnë një pjesë të tunelit duke shijuar gastronominë vendore.
Organizatorët presin shumë mysafirë në këtë manifestim. Rreth 100.000 njerëz pritet të kalojnë tunelin gjatë fundjavës. Një festival do të mbahet në katër anët e Gotthard-it.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë















