Lajme
Buxheti i Kosovës i mangët për 370 milionë euro
Kosova këtë vit e ka filluar pa buxhet të miratuar për shkak të shpërbërjes së Kuvendit, në muajin nëntor të vitit të kaluar. Zyrtarë të Qeverisë së kaluar kanë thënë se kanë përgatitur projekt-buxhetin për këtë vit fiskal, por që zhvillimet politike kanë penguar miratimin e tij.
Sipas këtij projekt-buxheti, të hyrat e përgjithshme priten të jenë mbi 1.1 miliard euro, përderisa shpenzimet do të kalojnë shifrën prej 1.3 miliard euro.
Haki Shatri, analist ekonomik, ka thënë për Evropën e Lirë, se problemi kryesor në këtë kuadër, është mungesa e mjeteve materiale, të cilat janë paraparë në projekt-buxhet. Shatri përmend këtu mungesën eventuale të 70 milionë eurove të premtuara nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe 300 milionë eurove të tjera që janë paraparë nga privatizimi i Postë-Telekomit të Kosovës (PTK). “Pra, e kemi një mungesë prej 370 milionësh. Dhe, kjo do të sjellë deri te problemet me mungesën e buxhetit, e madje edhe deri te falimentimi i institucioneve të shtetit për mungesë të buxhetit”, ka thënë Shatri.
Ndërsa zyrtarë të Qeverisë thonë se buxheti ka një diferencë të mjeteve në raport me atë që është paraparë të shpenzohen dhe atyre të grumbullohen, por që deri në fund të vitit. Sipas zyrtarëve qeveritarë, ekzekutivi do të arrijë të mbajë një bilanc buxhetor dhe jo ndonjë deficit të madh.
Mimoza Kusari-Lila, zëvendëskryeministre e Kosovës, beson se arka e shtetit do të mbushet nga të hyrat e Administratës Tatimore dhe Dogana e Kosovës. “Por, duhet treguar një gatishmëri nga ana e jonë, për një administrim të drejtë dhe një reformim të politikave të përgjithshme, të cilat do të reflektonin në qasjen më të mirë të këtyre organizatave për përkrahje të buxhetit të Kosovës”, tha Kusari-Lila.
Në mungesë të miratimit të buxhetit për këtë vit, në bazë të Ligjit për menaxhimin e financave, në dy muajit e parë, shpenzimet buxhetore janë realizuar me një të dymbëdhjetën e buxhetit paraprak. Ndërsa, për mars Qeveria ka kërkuar nga Kuvendi që të marrë vendim për ndarje të buxhetit edhe për këtë muaj. Në muajin e tretë, mbyllen të gjitha mundësitë ligjore për të vazhduar me shpenzime buxhetore pa buxhet të miratuar.
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














