Lajme
ANP mban peng 50 pasagjerë për borxh të “Montenegro Airlines”
Shumë udhëtarë të kompanisë ajrore “Montenegro Airlines” janë detyruar të presin me orë të tëra të mërkurën realizimin e fluturimit nga Prishtina për në Podgoricë për shkak të disa borxheve që i ka kjo e fundit ndaj aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Gazeta “Zëri” ka mësuar se “Montenegro Airlines” i ka borxh ANP-së rreth 400 mijë euro, prandaj Aeroporti nuk e ka lejuar ta realizojë fluturimin e kësaj kompanie në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, ku rreth 50 udhëtarë kanë mbetur të ngujuar deri rreth orës 12 të së njëjtës ditë në Aeroportin e Prishtinës.
Për këtë çështje “Zëri” ka tentuar disa herë gjatë ditës së mërkurë t’i kontaktojë edhe drejtuesit e kësaj aviokompanie, mirëpo ata nuk janë përgjigjur fare në telefon.Në anën tjetër, zëdhënësi i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Altin Ahmeti, ka konfirmuar se për disa orë pasagjerët e “Montenegro Airlines” kanë pritur në Aeroport.Ai nuk ka dashur të thotë asgjë nëse fluturimi i aeroplanit të “Montenegro Airlines” nuk është lejuar për shkak të borxheve që ka kjo e fundit ndaj Aeroportit. “Kontratat e Aeroportit me aviokompanitë përmbajnë klauzola të ruajtjes së sekretit afarist, prandaj nuk mund të flasim asgjë për këtë çështje”, ka pohuar Ahmeti.
Problemi me kompanitë ajrore joserioze që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës ka filluar të shfaqet vite më parë, pas vendimit të Ministrisë së Transportit që ta heqë depozitën prej 500 mijë eurove për aviokompanitë, e cila depozitë kishte për qëllim t’i mbrojë pasagjerët dhe Aeroportin e Prishtinës nga aviokompanitë e papërgjegjshme.
Me kërkesë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, Ministria e Transportit ishte detyruar ta heqë një depozitë të tillë për aviokompanitë, ku këto të fundit mund të operojnë lirshëm pa e lënë asnjë cent të vetëm në emër të depozitimit.
Heqjen e kësaj depozite mësohet se përpos zyrtarëve të lartë qeveritarë e ka kërkuar edhe vetë drejtori menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Agron Mustafa. Përpos “Montenegro Airlines”, borxhe rreth 800 mijë euro ndaj ANP-së mësohet se ka edhe aviokompania sllovene “Adria Airways” dhe disa aviokompani të tjera.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën











