Sport
Vokrri: Do të pyesim FIFA-n për lojtarët tanë
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, së bashku me anëtarët e FFK-së ka mbajtur një konferencë, ku ka folur pas pranimit në FIFA, shkruan albinfo.ch.
Ai ka folur edhe për çështjen shumë të diskutueshme të lojtarëve shqiptarë.
“Sa i përket lojtarëve ju e dini që kjo është debatuar shumë edhe më herët, para pranimit tonë, se çka do të ndodh me lojtarët tonë. Ajo, kompetente është Komisioni për çështjen e lojtarëve të FIFA-së dhe ata sigurisht se do të dalin me një sqarim sepse ne që nga nesër ose për dy ditët e ardhshme do t’i dërgojmë një letër për sqarim dhe ata sigurisht se do të na drejtohen. Ekziston një rrezik nëse ne nuk reagojmë apo nuk pyesim menjëherë FIFA-në pas pranimit tonë, se si do të qëndrojë çështja e lojtarëve tonë, atëherë ata mund të bien një vendim i cili nuk mund të jetë i mirë për ne, sepse mund të na thuhet se ata kanë filluar të luajnë në Kampionatin Evropian.
Ne do t’i paraprijmë që t’i shkruajmë dhe të kërkojmë sqarim sepse mund të na thonë se pas Kampionatit Evropian ata kanë luajtur dhe nuk mund të kthehen”, deklaroi Vokrri.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










