Sport
Shaqiri e Xhaka urojnë shqip
Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami e Shkodran Mustafi kanë uruar në gjuhën shqipe për pranimin e Kosovës. Madje, edhe futbollistët shqiptarë që luajnë për Kombëtaret tjera kanë shkruar për pranimin e Kosovës
Futbollistët shqiptarë anembanë botës kanë uruar pranimin e Kosovës me të drejta të plota në UEFA, në Kongresin që u mbajt në Budapest të Hungarisë. Madje, edhe futbollistët shqiptarë që luajnë për Kombëtaret tjera kanë shkruar për pranimin e Kosovës, shkruan albinfo.ch.
“Urime Kosovë nga zemra pranimi në UEFA”, shkroi Shaqiri, një prej lojtarëve më të rëndësishëm në kombëtaren e Zvicrës.
Granit Xhaka po ashtu ka shkruar për pranimin e Kosovës: “Urime Kosovë”. Gjithashtu edhe Valon Behrami ka reaguar, duke përgëzuar futbollin e Kosovës për thyerjen e izolimit.
Shkodran Mustafi, i cili luan për Kombëtaren e Gjermanisë, ka uruar Kosovën. “Urime Kosovë pranimin në #UEFA”, ka shkruar futbollisti në “Facebook”.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











