Kultura
Muhadri: Arti është përcjellja e emocioneve te publiku
Valon Muhadri nga Aarau, me bendin e tij “Seldom” kultivon zhanret si Funk, Soul dhe Rock
Tashmë janë bërë të shumta audicionet për zbulimin e talentëve të rinj, e posaçërisht në muzikë. Ndër audicionet e organizuara në Zvicër dallohet padyshim „The Voice of Switzerland“ që më 2013 kishte edicionin e tij të parë në shtetin helvetik.
Në “audicionin e verbër” ishin gjithsej 110 kandidatë, 40 nga të cilët përzgjidhen nga 4 trajnerët, të cilët marrin secili nga 10 kandidatë. Në mesin e tyre ishte edhe një shqiptar. Ishte ky Valon Muhadri nga Aarau.
Valoni, një djalë i thjeshtë, me pasion të madh për muzikën, fillon të merret me muzikë që në moshë të re, por vetëm në 2001 së bashku me disa shokë të tij formojnë grupin e tyre, të cilin e emërtojnë “Seldom”. Edhe pse kishin paraqitje të shumta, e në veçanti në regjionin prej nga ata vijnë, ata fatkeqësisht ende nuk janë të njohur për publikun më të gjerë zviceran.
Paraqitja në “The Voice of Switzerland”, ku arrin deri në fazat e larta, për Valonin ishte sukses në vete. Gjë e cila e shtyn që të merret më seriozisht me karrierën e tij muzikore. Gjatë kohës në vazhdim, së bashku me grupin “Seldom”, ku Valoni është edhe frontman dhe tekstshkruesi kryesor, arrijnë të kompozojnë shumë materiale të cilat herë pas here i kanë paraqitur para publikut të tyre.
Javën e parë të marsit, Valoni performoi në Blok (Cyrih), në një koncert të organizuar nga Different Shows. Për dallim nga herat tjera, kësaj radhe Valoni ndjehej më ndryshe, sepse këndonte para një publiku me shumicë shqiptare.
Me 8 këngë personale, e këngë tjera nga artistë si Frank Ocean, John Mayor, apo edhe nga Amy Winehouse e legjendarët “The Beatles”, “Seldom” dhanë një performancë të shkëlqyer në Blok, vend ky tashmë i njohur për publikun shqiptar që jeton në Zvicër, falë organizimeve nga Different Shows.
Ai është i vetmi shqiptar në grup por thotë senuk i ka sjellë ndonjë kokëçarje kjo gjë, sepse grupin e bashkon vetëm dashuria për muzikë dhe asgjë tjetër.
Zhanret si Funk, Soul apo edhe Rock, tashmë gjenden në repertorin e Valon Muhadrit dhe grupit Seldom. Por për të zhanri nuk ka ndonjë rëndësi, por më i rëndësishëm është përçimi i këngëve apo edhe i emocioneve të tyre tek publiku. Ky është edhe definicioni i artit për Valonin.
Puna në materiale të reja dhe album, del të jetë edhe objektivi kryesor i “Seldom” në vitet në vijim, ku për Valonin, publikimi i 2 albumeve gjatë 5 viteve të ardhshme do të jetë preokupimi kryesor i grupit. Pa përjashtuar këtu një turne muzikor në Zvicër vitin e ardhshëm.
Grupit “Seldom”, është i përbërë nga Valon Muhadri kitarist dhe vokalist, në bateri është Fabian Eisenring, Toni Falzzeta në Piano-Keyboard si dhe bas kitaristi Jonas Leuenberger. Për tekstet e këngëve të grupit kryesisht kujdeset vetë Valon Muhadri, përderisa kompozimet i bëjnë bashkë si grup.
Punon 100% në SBB dhe merret me muzikë
I ekzaltuar por edhe i lodhur pas paraqitjes, Valoni, për albinfo.ch, flet për jetën dhe karrierën e tij muzikore. Krahas angazhimit të tij profesional 100 % në SBB, pjesën tjetër të kohës e ndan mes familjes dhe muzikës. Ai thekson se për të bërë karrierë muzikore në Zvicër është mjaft e vështirë, duke pasur parasysh tregun e vogel për këtë industri, por duke pasur parasysh edhe statusin e Zvicrës si një shtet i fuqishëm ekonomik.
(fotot: Visar Kryeziu)
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë Ata që udhëtojnë këtë vit përballen me çmime më të larta të karburantit sesa në Austri...
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake
-
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Austri e Gjermani, 10 të arrestuar, 9 prej tyre shqiptarë
-
Pas tragjedisë në Graz, shkolla rifillon punën me masa kujdesi për nxënësit