Jeta në Zvicër
Zvicër: 60 manifestime për Ditën e Punës, 1 Majin
Sindikatat Zvicerane (SGB) për 1 majin e sivjetshëm kanë caktuar si moto “Të luftojmë së bashku – për një AHV të Fortë” (AHV: pensioni i moshës dhe trashëgimisë)
Dita e Punëtorëve, 1 Maji sot shënohet me manifestime të shumta në gjithë Zvicrën. Në 20 kantone janë paralajmëruar rreth 60 manifestime, në të cilat do të marrin pjesë edhe krerë të shtetit dhe të sindikatave.
Sindikatat Zvicerane (SGB) për 1 majin e sivjetshëm kanë caktuar si moto “Të luftojmë së bashku – për një AHV të Fortë” (AHV: pensioni i moshës dhe trashëgimisë), njofton rsf.ch.
Sipas sindikatave duhet luftuar për punën dhe për kushte të mira të punës. Kjo sidomos në një kohë kur punëdhënësit marrin si shkas forcimin e frangut për të bërë shkurtime masive të vendeve të punës ndërsa partitë e djathta duan ta shkatërrojnë AHV-në.
Ministri federal nga Partia Socialdemokrate, Alain Berset do të mbajë një fjalim në tubimin që do të mbahet në Aarau. Ndërsa së bashku me ministren tjetër nga po kjo parti, Simonetta Sommaruga, do të vizitojnë Spitalin Kantonal në Winterthur.
Kryetari i SGB-së dhe deputeti i SP-së në Dhomën e Kantoneve, Paul Rechtsteiner do të jetë sot në lëvizje nëpër gjithë Zvicrën. Ai do të udhëheqë tubimet e ndryshme të 1 Majit dhe do të mbajë fjalime në Spiez, Thun, Zofingen, Zug dhe Bulach.
Kësaj radhe manifestimeve të 1 Majit do t`u mungojë kryetari i SP-së, Christian Levrat, i cili ndodhet jashtë vendit.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












