Sport
Amir Abrashi, maratonisti i bundesligës
Amir Abrashi (26), vrapon më shumë se secili lojtar tjetër i bundesligës së dytë në Gjermani. Plot 331 kilometra në 28 lojëra. Gazeta gjermane Bild ka realizuar një intervistë me lojtarin maratonik të Freiburgut të cilën e sjell të përkthyer “albinfo.ch”.
Ju vraponi, vraponi, vraponi. Prej nga e gjithë kjo frocë?
Abrashi: Kjo ka të bëjë paksa me mentalitet. Babai më ka mësuar të mos dorëzohem kurrë. Ai ka ardhur në Zvicër nga Kosova me tri vajzat dhe atje ka filluar të rimëkëmbet.
E shikoni Freiburgun si një trampolinë për të luajtur në ndonjë ekip tjetër?
Jo, unë e imagjinoj veten edhe për dhjetë vjet të luaj këtu.
Fillimisht ngritja e Freiburgut në bundesligë dhe pastaj kampionati Evropian. Viti 2016, është viti juaj?
Nuk do të kishte ndjenjë më të mahnitshme për mua. Kjo është edhe ëndrra ime.
Pse vendoset për Shqipërinë dhe jo për Zvicrën?
Pasi kishim humbur kualifikimin për EURO U-21 të vitit 2013 me Zvicrën, më erdhi ftesa nga FSHF. Otmar Hitzfeld kishte akoma dyshime dhe unë vendosa direkt për Shqipërinë. Ky ishte njëri ndër hapat e mi më të mirë të karrierës.
albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












