Sport
Shaqiri ‘sulmon’ Interin
Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri në një intervistë për “Tageswoche” ka folur për skuadrën e tij aktuale, Stoke City, dhe pastaj për Interin dhe Bayern Munichun, shkruan albinfo.ch.
Shaqiri është shprehur se po kalon mirë në Stoke dhe nuk ka probleme. “Këtu jam përshtatur mirë dhe nuk kam probleme”, deklaroi në fillim ai, duke folur më pas për Interin.
“Ka qenë një përvojë e mirë për mua dhe kam mësuar si është jeta në Itali. Kam shtëpinë afër familjes. Por, e kisha të vështirë të adaptohem në Inter, pasi trajneri Roberto Mancini gjithmonë e ndryshonte formacionin. Në njërën ndeshje luante me një ekip në tjetrën me ekip tjetër.
Por, jam i kënaqur që aventura ime zgjati vetëm gjashtë muaj. Tani jam i qetë në Stoke”, theksoi Shaqiri, i cili gjatë verës u transferua nga Interi në Stoke. Përfaqësuesi i Zvicrës ka shtuar se ka pasur marrëdhënie të mira me trajnerin e Bayernit, Pep Guardiola.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













