Kultura
Rita Ora, e mahnitshme në javën e modës në Itali
Të shtunën Rita Ora është shfaqur e mahnitshme në javën e modës në Itali
Rita Ora është nga këngëtaret më të kërkuara në Evropë. Si fëmija i dytë nga prindërit shqiptarë, ajo është e lindur në Prishtinë ndërsa është rritur në kryeqytetin e Anglisë, në Londër. Atje, ajo ka zhvilluar karrierën e saj ndërsa aktualisht është shndërruar në njërën ndër femrat më të bukura në botë.
Ora po lë gojë hapur të gjithë jo vetëm me zërin e saj, por edhe me shijen e saj në modë.
Të shtunën Rita Ora është shfaqur e mahnitshme në javën e modës në Itali, shkruan portali i njohur gjerman promiflash.de.
Si pjesë të javës së Modës në Itali, revista e modës “Vogue” organizoi një koktej në të cilën mysafire speciale ishte edhe këngëtarja shqiptare, përcjell “albinfo.ch”.
Biondja me famë botërore u shfaq në këtë event me një fustan transparent. Nën këtë fustan ajo kishte të veshur të brendshme të zeza për të mbuluar pjesët intime të saj. Rita i kishte kombinuar me një palë këpucë të zeza në të cilat dukej e përsosur.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











