Kultura
Isufi 8 vjeçar, aktor satirik në televizionin zviceran
Emisioni i njohur “26 minutes” realizon një reportazh të shkurtër, ku aktori kryesor është Isufi, një djalosh 8-vjeçar, shumë aktiv në aktrim.
Çdo të shtunë, në orën 18:45, radio televizioni zviceran RTS transmeton emisionin e suksesshëm “26 minutes”, një emision frankofon javor që trajton aktualitetin shoqëror, duke propozuar lajme fiktive me një ton satirik. I transmetuar që nga 17 janari 2015, emisioni në fjalë është duke korrur gjithnjë e më shumë sukses në Zvicër njofton albinfo.ch.
Përveç ndërhyrjeve të një mysafiri fiktiv, emisioni propozon raporte, intervista, anketa dhe reportazhe fiktive.
Në reportazhin fiktiv të fundit ka marrë pjesë edhe një vogëlush kosovar, Isuf Ismajlaj (8-vjeçar), i cili luan rolin e një fëmije të dashuruar në futboll. Por ja që kësaj radhe nuk është loja e futbollistëve që e tërheq, por loja e korrupsionit dhe intrigat që po zhvillohen në mes të drejtuesve të FIFA-s. Djaloshi interpreton me shumë talent pasionin e personazhit të tij, i cili me fjalët dhe sjelljet e fëmijës trajton një çështje, e cila tashmë ka pushtuar mediat botërore: korrupsioni në gjirin e administratës së FIFA-s.
Për herë të dytë Isufi i është përgjigjur thirrjes të bërë nga organizatorët e emisionit. Djaloshi 8-vjeçar e ka pasion aktrimin dhe përcjell kurse për teatër në Pully (Lozanë) që nga mosha 4-vjeçare. Babai i tij tregon se tani më Isufi është në përgatitje e sipër të shfaqjes së tij të katër në teatër.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriIsuf Islamaj
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Aktor
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike















