Integrimi
Festa e Pavarësisë kremtohet me organizime të ndryshme në Austri
Aktivitete të shumta kulturore – artistike do të mbahen për nder të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në Austri. Shoqata dhe asociacione të ndryshme shqiptare kanë organizuar programe të pasura për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Austri.
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” në Vjenë për nder të Pavarësisë së Kosovës, ka organizuar orë letrare.
Në këtë aktivitet kulturor do të bëhet prezantimi i Antologjisë ““Stadtschattierungen” dhe do të ketë lexim poezish nga këta autorë: Anton Marku, Peter P. Wiplinger, Helmuth A. Niederle, Vjollca Koni, Mërgim Osmani dhe Ragip Dragusha, thuhet në ftesën dërguar “albinfo.ch”.
Kjo orë letrare do të mbahet më 17.shkurt duke filluar nga ora 18.00 në Vjenë.
Ndërkohë në mbrëmje vonë për ditëlindjen e Pavarësisë është organizuar një mbrëmje rinore. Mbrëmja është titulluar “Neja” e mbështetur nga birra Peja. Në këtë mbrëmje e cila fillon nga ora 21.00 për të argëtuar të pranishmit do të kujdeset DJ BAROK ku premtohet se do të këtë muzikë të zgjedhur hip –hop, regaton dhe zhanre të tjera muzikore.
Po ashtu edhe këtë herë Rrjeti i Studentëve dhe të Rinjve Shqiptarë në Austri (AYSSA) nuk do të mungojë me aktivitetet e veta.
Eventin festiv për Pavarësinë e Kosovës, studentët e kanë emërtuar “PavArtësia e Kosovës”, i cili ka për qëllim promovimin e artit shqiptar dhe ruajtjen e vlerave artistike dhe kulturore të popullit tonë.
Gjatë kësaj mbrëmje studentore do të ketë aktrim, kinematografi, poezi, muzikë, vallëzim si dhe një ekspozitë me piktura e fotografi nga artistë dhe student shqiptarë.
Mbrëmja do të mbahet më datën 18.shkurt nga ora 18.00 në Kalvarienberggasse 28a në Vjenë.
Në anën tjetër aktivitete për festën e Pavarësisë së Kosovës do të këtë edhe në qytete të tjera të Austrisë të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
Si çdo herë tjetër edhe këtë vit Shoqata “17 shkurti” në Baden, organizon koncert kulturore –artistik ku do të këtë vallë të ndryshme nga ansamble profesioniste, poezi, këngë dhe shumëçka tjetër.
Ndërsa, për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Graz të Austrisë, për të kremtuar ditën e Pavarësisë është përkujdesur Shoqata “Atdheu”. Kjo mbrëmje festive do të mbahet më 20.02 në Puchstrasse 47 në Graz, ndërkohë do të këndojnë Ilir dhe Korab Shaqiri si dhe këngëtarë të tjerë.
Aktivitetet festive nuk do të mungojnë as në Linz. Atje ShHKS “Dardania” ka organizuar manifestim artistik, i cili do të mbahet më 06.03.2016 nga ora 14.00 . Përveç tjerash, i ftuar për të argëtuar të pranishmit do të jetë këngëtari Malësori.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












