Fotolajmi
Suedia planifikon të dëbojë 80 mijë azilkërkues
                                                                        Suedia planifikon të organizojë fluturime çarter për t‘i kthyer 80 mijë emigrantë, të cilët janë refuzuar për të marrë azil, që sipas Ministrisë së Brendshme është një sfidë.
Ministri i Brendshëm, Anderd Igeman, tha për gazetën “Dagens Industri”  se të paktën 60 mijë dhe ndoshta 80 mijë nga 163 mijë që kërkojnë azil në Suedi u është mohuar azili, që do të thotë se ata do të kthehen ose në vendet e tyre, ose në Evropë, vendi përgjegjës për këtë, sipas rregullave të BE-së.
“Hapi i parë do të jetë që të kthehen vullnetarisht ata që duan. Por, nëse kjo nuk funksionon, ne do të duhet t’i kthejmë me dhunë”, tha Igeman, përcjell albinfo.ch.
“Unë mendoj se ne do të organizojmë më shumë fluturime çarter, sidomos në Evropë”.
Qeveria suedeze është duke shpresuar për të bërë një marrëveshje me disa vende evropiane, veçanërisht me Gjermaninë, për kushtet e fluturimit për kthimin e azilkërkuesve.
Ajo gjithashtu kërkon marrëveshje me vende si Afganistani dhe Maroku.
Patrick Engstorm, kreu i policisë kufitare, thotë për «Dagens Industri» se oficerët e tij tani e tutje do të punojë intensivisht për kthimin e azilkërkuesve të refuzuar.
“Ne duhet të punojmë së bashku me agjencinë për migracionin. Shumica e atyre që u kthyen nga agjencia nën juridiksionin e policisë ikën. Për sa kohë që ata kanë nevojë për të dëgjuar vendimin e policisë, duhet të jenë në vend”, shtoi ai.
E-Diaspora
- 
                                                
                            
                            Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... - 
                                                
                            
                            Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj - 
                                                
                            
                            Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles - 
                                                
                            
                            Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës - 
                                                
                            
                            Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit 
Jeta në Austri
- 
                                                
                            
                            Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... - 
                                                
                            
                            Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa - 
                                                
                            
                            Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 - 
                                                
                            
                            Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 - 
                                                
                            
                            Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese 


                        







