Integrimi
Ish “Miss Fotozhenia”, tash mbrapa kamerës, si fotografe
E zgjedhur si Miss Fotozhenia e Shqipërisë, Xheni Çuni studion regjinë në Düsseldorf dhe merret me fotografi
Akademia e Arteve e qytetit Düsseldorf, është një ndër institucionet më me renome të artit në Gjermani. Nga ky tempull i artit, i themeluar në vitin 1773, dolën shumë artistë të njohur gjermanë. Akademia ekspozon disa herë në vit punimet e studentëve të saj në lëmenj të ndryshëm. Një ndër ekspozitat e këtij institucioni ku tregohet kreativiteti i studentëve të tij, është edhe ekspozita “Rundgang” ku studentët do të kenë rastin të ekspozojnë fotografitë e tyre.
Pjesë e kësaj ekspozite e cila ka hapur dyert e saj më 26 janar për herë të parë do të jetë edhe fotografja e talentuar shqiptare Xheni Çuni.
Si studente e vitit të tretë të degës së regjisë, fotografja Çuni prezanton disa nga fotografitë e saj të cilat janë vlerësuar shumë lartë nga docentët e kësaj Akademie. Edhepse studion në degën e regjisë, pasion i studentes së lindur në Fier është fotografia.
Fotografia e kishte përcjellur Xheni Çunin gjatë gjithë jetës. Në Turqi ku ishte shpërngulur si katërvjeçare, ajo pati përvojën e parë me fotografi, por si modele, para kamerave. Garat për Miss Shqipëria 2010 e sollën atë prapë në atdhe. E zgjedhur si Miss Fotozhenia, Xheni Çuni prezantoi Shqipërinë në arenën ndërkombëtare duke vazhduar punën e saj, gjithmonë para kamerave, si modele e reklamave dhe videospoteve të ndryshme.
Dëshirën për të ndërruar anët dhe për të dalë prapa kamerës, ajo e kishte qysh moti. “Fotografitë e para ishin ato të njerëzve të mi të dashur, ato të familjes sime” tregon Xheni Çuni për ditët e para të saj si fotografe. “Ndoshta nga ato fotot e para kam zbuluar edhe pasionin për të fotografuar njerëzit. Të fotografuarit e njerëzve ka të bëjë gjithmonë me ndjenja sepse kur njerëzit dalin para kamerës, janë në gjendje të ndryshme shpirtërore” flet fotografja e re e cila tashmë ka pasur disa suksese në karrierën e saj të re. Vitin e kaluar edicioni italian i revistës “VOGUE”, botoi në faqet e saj fotografi të fotografes shqiptare.
Edhe puna si dizajnere grafike në televizionin shtetëror WDR, tregon kreativitetin e Xheni Çunit e cila kur flet për të ardhmen e saj ende nuk duket të jetë e përcaktuar se a do të merret me regji apo me fotografi. “I dua edhe regjinë edhe fotografinë dhe do të mundohem të punoj gjithnjë në të dy drejtimet” flet e ambicionuar Xheni Çuni dhe shton se ka shumë plane për të ardhmen. “Sa herë që arrij një qëllim, menjëherë mendoj për qëllime e plane tjera” përfundon ajo e lumtur që është pjesë e kësaj ekspozite që nuk do të jetë e vetmja në këtë vit. Ndër të tjerash, ajo planifikon të jetë pjesë edhe e një ekspozite me fotografë shqiptarë.
Regjisore apo fotografe?
Edhe puna si dizajnere grafike në televizionin shtetëror WDR, tregon kreativitetin e Xheni Çunit e cila kur flet për të ardhmen e saj ende nuk duket të jetë e përcaktuar se a do të merret me regji apo me fotografi. “I dua edhe regjinë edhe fotografinë dhe do të mundohem të punoj gjithnjë në të dy drejtimet” flet e ambicionuar Xheni Çuni dhe shton se ka shumë plane për të ardhmen.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












