Integrimi
Shkëlqimi i Gjermanisë dhe kthimi në realitetin e Shqipërisë
"Pas kthimit në Shqipëri, Endi vendoset në Elbasan, një qytet që po e merr seriozisht turizmin siç shkruan gazeta zvicerane. Ndihma e ekspertëve të huaj jep kontributin e vet në këtë frymëmarrje të re për Shqipërinë"
Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” në një artikull të saj i kushton vëmendje emigracionit në Shqipëri, të cilin shumë shqiptarë e shohin si shpresën e vetme për një jetë më të mirë, por edhe shanseve të turizmit.
Shumë të rinj shqiptarë përpiqen të vijnë në Gjermani për të kërkuar fatin e tyre, por tani ata po kthehen radhazi nga ky vend. Megjithë disa hapa në drejtim të ndihmës për zhvillim e bashkëpunimin, shanset e tyre në Shqipëri janë të kufizuara, shkruan “Neue Zürcher Zeitung”, (16.01.) që ka vendosur në një qendër të reportazhit të gazetarit Martin Woker një djalë të ri shqiptar, Endi Kasan, i cili bashkë me gruan dhe djalin erdhi nga Milano me autobus në Frankfurt për të gjetur një punë më të mirë. “Çdo gjë legalisht, pa trafikantë, me kursimet e mbledhura”, shkruan gazeta.
Në Gjermani me ndihmën e një shqiptari, Endi u regjistrua si refugjat në Giesssen. Para autoriteteve gjermane, Endi thotë se kërkon azil ekonomik, pa bërë përpjekje për dredhira, si disa që përpiqen të përdorin gjakmarrjen si arsye për azil, përshkruan “Neue Zürcher Zeitung” odisenë e një shqiptari në Gjermani, i cili pas mosrespektimit të miratimit të kthimit vullnetar, në një mëngjes shtatori zgjohet nga policia për t’u dërguar në Shqipëri bashkë me 200 shqiptarë të tjerë, që riatdhesohen, transmeton dw.de.
Pas kthimit në Shqipëri, Endi vendoset në Elbasan, një qytet që po e merr seriozisht turizmin siç shkruan gazeta zvicerane, e cila vlerëson seriozitetin e autoriteveve për të marrë seriozisht detyrën e tyre. “Ajo që para dhjetë vitesh të dukej si shaka, sot nuk është ende realitet, por strategji.” Ndihma e ekspertëve të huaj jep kontributin e vet në këtë frymëmarrje të re për Shqipërinë, vëren “Neue Zürcher Zeitung” duket theksuar edhe ndryshimin e fokusit të autoriteteve të huaja që ofrojnë ndihmën për zhvillimin.
“Tani ofrohen programe që ndikojnë në ngritjen e shtetit ligjor dhe forcimin e një ekonomie prodhuese…një nga shembujt gjermanë të projekteve pioniere ishte ndërtimi i një infrastrukture për alpinistët dhe turizmin në veriun shqiptar…ky rajon është zhvilluar në një lloj rekomandimi sekret dhe ka gjetur rezonancë ndërkombëtare”, vlerëson gazeta “Neue Zürcher Zeitung” hapat e bëra në drejtim të turizmit shqiptar, të cilat një ditë mund të bëhen shpresë jo vetëm për Endin, por edhe për shqiptarët e tjerë që të mos braktisin vendin.
E-Diaspora
-
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj Disa nga nxënësit më të talentuar nga Kosova janë kualifikuar për finalen e SiL English Competition,... -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













