Integrimi
Sopranoja Etleva Shemai, shkëlqen në koncertin e Krishtlindjes në Gjermani
"Për kulmet e koncertit thjesht duhet të falënderojmë mezosopranon Etleva Shemai. Në dialogimin e bukur me klarinetin solo, me koloratura të pastra dhe të qarta, ajo ka kënduar një arie nga «Titus» i Mocartit"
Sopranoja shqiptare që jeton në SHBA, Etleva Shemai ka qenë mysafire e ftuar për të marrë pjesë në një koncert festiv në Gjermani. Për paraqitjen e saj të shkëlqyer kanë shkruar disa medie gjermane, të cilat vlerësojnë lart cilësitë e zërit të saj dhe theksojnë se prania e këngëtares shqiptare ka qenë në qendër të koncerteve ku është prezantuar.
«Uvertura festive dhe gazmore, të kompozitorëve të mëdhenj kanë pritur piblikun e koncertit të Krishtlindjes që është mbajtur ditën e parë të kësaj feste në Teatrin e Qytetit të Russelsheimit. Krahas Filarmonisë së Frankfurtit, msafire në ketë koncert ishte edhe këngëtarja e lindur në Shqipëri, Etleva Shemai», shkruan main-spitze.de, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa gazeta “russelsheimer echo” shkon edhe më tutje: Për kulmet e koncertit thjesht duhet të falënderojmë mezosopranon Etleva Shemai. Në dialogimin e bukur me klarinetin solo, me koloratura të pastra dhe të qarta, ajo ka kënduar një arie nga «Titus» i Mocartit. Madhërishëm dhe e shoqëruar me sensibilitet e delikatesë nga orkestra, ajo ka interpretuar tingujt joshës të një arieje nga «Samsoni dhe Dalila», shkruan gazeta e përmendur, përcjell albinfo.ch. Por prezantimi i saj nuk përfundon me këtë: Ajo tregoi qëndrueshmëri të frymës dhe të zërit edhe për arie tjera të njohura nga repertori i muzikës klasike, shkruan veç tjerash gazeta gjermane.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











