Kultura
Lindita Martini po shkëlqen në garën e bukurisë, në Malajzi
ukuroshja shqiptare Lindita Martini, e cila udhëtoi që më datën 12 dhjetor drejt Malajzise, për të përfaqësuar atjë Shqipërinë në eventin intenacional të bukurisë “MISS TOURISM QUEEN OF THE YEAR INTERNATIONAL 2015 “,duket se po e kryen këtë mision shumë denjësisht.
Mes vajzave që vinë nga 5 kontinente të botës,ajo ka krijuar një ambjent më të ngrohtë se temperaturat e larta në Kuala Lumpur, shkruan menaxheri i saj Shpejtim Zejneli në një postim të dërguar nga Malajzia.
Ajo veçon lidhjen e ngushtë që ka krijuar me bukuroshen kosovare Elda NUSHI nga Gjakova,e cila përfaqëson Belgjikën.
Dal nga dalë ky konkurs ndërkombëtar po i afrohet natës finale që do të mbahet më 31 dhjetor 2015.
Çdo ditë është një eksperiencë e re, por ajo që ka lënë më shumë mbresa te Lindita Martini (Miss Albania) është vizita në shtëpinë e fëmijës “Ti-Ratana”, nga ku një fëmijë i ka lënë asaj një mesazh shumë të bukur : Ti ke fituar MISS TOURISM QUEEN OF THE YEAR INTERNATIONAL 2015 në zemrat tona, shpresojmë që kjo të bëhet e vërtetë.
Vetë Lindita shprehet se konkurenca është e fortë dhe një garë gjithmonë ka surpriza, por ajo ndjehet e lumtur për mbështetjen e madhe që merr çdo ditë nga shqiptarët, duke shpresuar t’i ketë bërë sa më krenarë.
Lindita Martini ka marrë oferta pune nga agjencitë e modës në Turqi si dhe ka marrë oferta për të përfaqësuar Shqipërinë në shumë evenimente në botë.
Lindita MARTINI ka mesazh për gjithë shqiptarët kudo që janë:
GËZUAR FESTAT E FUND VITIT :
GËZUAR KRISHTLINDJET & GËZUAR VITIN E RI 2016
Lindita MARTINI
21 vjeçare
Gjatësia 1.70 cm
Qyteti: Shkodër
Profesioni: gazetare dhe prezantuese
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë





















