Jeta në Zvicër
Gjyqi Federal lejon mbajtjen e shamisë në shkolla
Një nxënëse boshnjake nga qyteti St. Margrethen SG mundë të vazhdojë të shkoj me shami në shkollë. Gjykata Federale e ka refuzuar ankesën e shkollës së St. Margerthen me arsyetimin se nuk ka fakte të mjaftueshme për ta ndaluar mbajtjen e shamisë në shkollë të nxënëses 14 vjeçare. Ajo mundë të vazhdojë të shkojë në shkollë e mbuluar. Ndalimi i mbajtës së shamisë bie ndesh me lirinë fetare të garantuar me ligj në shtetin zviceran.
Gjyqtarët ishte e mendimit se me mbajtjen e shamisë nuk prishet rrregulli dhe disiplina gjatë mësimit të rregulltë në shkollë. Me këtë nuk rrezikohet paqja fetare dhe nuk përbën shkelje të trajtimit të barabart në këtë shkollë.
Kurse sa i përket integrimit dhe pytjeve për barazi gjinore burrë dhe grua, është në interes të vajzës që ta vazhdojë shkollimin për të pasur mundësi më vonë të orientohet në jetën e saj profesonale.
Digo (Organzita çati e shoqatave musalimane në Zvicër), e ka përshendetur vendimin e gjykatës. „Kush thotë se mbajtja e shamisë nuk është e drejtë njerëzore dhe s’ka asgjë të bëj me islamin, gabon“, është shprehur për Agjencinë e Lajmeve të Zvicrës SDA, zëdhënësi DIGOs, Önder Günes.
Shkolla ndërkaq e cilëson mbajtjen e shamisë në shkollë si pengesë të integrimit.
Me verdiktin e marrë, Gjyqi Federal ka peshuar më lartë lirinë fetare individuale se interesin për një integrim të sukseshëm, thuhet në një njoftim që e ka bërë publik shkolla në St. Margrethen.
Sekretariati i shkollës mbetët edhe më tutje i bindur se mbajtja e shamisë në moshën fëmirore, „është një simbol për një interpretim fundamentalsit të islamit që pengon integrimin“.
Në mediat, rrjete sociale, në politikë, në shkolla e gjyqe, mbajtja e shamisë dhe burkës (mbulesë e trupit dhe fytyrës tek femrat muslimane) është bërë temë e madhe debati pro et kontra të kësaj paktike fetare të muslimanëve. Kjo paraqitje e femrave muslimane në publik, ndonëse konsiderhet se e drejtë fetare që duhet respektuar, ka gjithnjë e më shumë zëra për ndalimin e mbajtjës së shamisë të vajzat e reja.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










