Fotolajmi
Rritja e ekonomisë botërore, më e vogël se parashikimet
Për vitin 2016 ekspertët parashohin një rritje prej 2.9 për qind. Gjashtë muaj më parë qe parashikuar një rritje paksa më e madhe, gjegjësisht 3.1%
Një vlerësim i bërë nga OKB-ja ne një raport të ri thotë se ekonomia botërore, këtë vit dhe në vitet që vijnë, do të ketë një zhvillim më pak të vrullshëm se që ishte paramenduar deri tash. Kështu, për këtë vit (2015), raporti i OKB-së konsideron se do të kemi një rritje të ekonomisë botërore prej 2.4% në krahasim me vitin paraprak. Kjo përqindje është për 0.4 për qind më e vogël se ajo që ishte parashikuar në muajin maj të këtij viti.
Ndërsa për vitin 2016 ekspertët, autorë të raportit të përmendur të OKB-së parashohin një rritje prej 2.9 për qind dhe për vitin 2017, 3.2%. Gjashtë muaj më parë, për vitin 2016 qe parashikuar një rritje paksa më e madhe, gjegjësisht 3.1%, shkruan srf.ch.
Marrë veç e veç, gjithnjë sipas raportit të OKB-së, ekonomia e BE-së do të ketë në fund të vitit 2015 një rritje prej 1.9 për qind ndërsa ajo e SHBA-së, 2.4%. Ekonomia e Japonisë, me një rritje prej vetëm 0.5% përbën rastin më shqetësues në mesin e shteteve të fuqishme industriale.
Por, ajo që brengos më shumë ekspertët, hartues të raportit, është gjendja në vendet në zhvillim. Parashikimet janë që në fund të vitit 2015 ekonomia e tyre, marrë si tërësi, jo vetëm që nuk do të ketë rritje por ajo do të pësojë një rënie prej 2.8% ne kraasim me vitin paraprak.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin













