Jeta në Zvicër
Alarmohet Gjeneva në kërkim të të dyshuarve për terrorizëm
Policia në Gjenevë ka rritur nivelin e alarmit të enjten në kërkim të të dyshuarve në lidhje me sulmet në Paris
15 :43 Bisedimet në Gjenevë të planifikuara për nesër, të premten, më 11 dhjetor 2015, midis përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Federatës Ruse dhe Kombeve të Bashkuara, ishte një hap në përgatitje të takimit të radhës të Grupit Ndërkombëtar të mbështetjes për Sirinë. Burimet e Albinfo.ch konfirmojnë se takimi në Gjenevë nuk do të mbahet në Pallatin e Kombeve të Bashkuara. Vendndodhja e saktë e këtij takimi nuk do të zbulohet.
15 : 34 Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë dhënë një informacion mbi personat e kërkuar nga autoritetet zvicerane. Emrat e katër burrave konsiderohen të jenë simpatizantë të grupit të Shtetit Islamik, sipas policisë së Gjenevës. Bëhet e ditur nga shërbimet për informim se tri qytete aktualisht të kërcënuara veçanërisht: Gjeneva, Toronto (Kanada) dhe Chicago (SHBA).
15 : 25 I alarmuar mbrëm të mërkurën për një kërcënim të mundshëm terrorist nga autoritetet zvicerane, Shërbimi i Sigurimit i OKB-së ka përforcuar sigurinë gjatë tërë natës duke kryer inspektim të plotë në të gjitha ndërtesat e OKB-së. Që nga mëngjesi, për herë të parë , rojet kanë qenë të pajisura me automatikë dhe janë vendosur në hyrjet dhe pikat e ndjeshme. Organizatat e tjera ndërkombëtare kanë përforcuar nivelin e tyre të sigurisë. Selia e OKB-së mund të jetë një objektiv për terroristët. Por në këtë kohë nuk ka asnjë informacion që tregon se Pallati i Kombëve të Bashkuara ishte në objektiv të terroristëve të dyshuar. Nesër do të mbahet në Gjenevë një takim ruso-amerikan mbi Sirinë. Por vendi i takimit nuk është bërë i ditur dhe niveli i sigurisë që zakonisht rrethon këto takime është tepër i lartë. Në javët e fundit niveli i sigurisë është i lartë rreth misioneve kryesore diplomatike për rreth Pallatit të Kombeve të Bashkuara .
14:40 Fotografitë e katër personave të dyshuar për lidhje me grupin e Shtetit Islamik janë publikuar të mërkurën në Gjenevë nga forcat e rendit.
14:20 “Ne shkuam nga një kërcënim i paqartë në një kërcënim të veçantë.”, tha për ATS dhe Tribune de Genève, Emmanuelle Lo Verso, oficer i komunikimit në Departamentin e Sigurisë dhe Ekonomisë (EHR). Niveli i vigjilencës u ngrit menjëherë në territorin e Gjenevës.
Në Gjenevë janë duke u zhvilluar hetime në bashkëpunim të ngushtë me shërbimet nacioale dhe të huaja. “Numri i patrullave është rritur, sepse ne jemi në një fazë shumë të aktive të hulumtimit, thotë zëdhënësi. Kërcënimi tani është i saktë. ”
14:10 “Ne kaluam nga një kërcënim i paqartë në një kërcënim të konkretizuar,” bëri të ditur agjensia a lajmeve ATS. Niveli i vigjilencës është ngirtur menjëherë në territorin e Gjenevës.
Gjeneva është duke zhvilluar hetime të holla në bashkëpunim të ngushtë me shërbimet vendëse dhe ndërkombëtare. “Numri i patrullave është rritur, sepse ne jemi në një fazë shumë të aktive të hulumtimit, thotë zëdhënësi për komunikim me mediat. Kërcënimi tani është i përcaktuar. ”
Tre ditë para ngjarjes tradicionale të ashtuquajtur “l’ Escalade de Gjenevë”, Departamenti nuk ka planifikuar të anulonte asgjë, por të shtonte masat sigurisë. Asnjë ngjarje tjetër nuk është anuluar aktualisht.
Vende të tjera të ndjeshme sikur sinagogat , Aeroporti, stacioni i trenit apo vende të tjera tubimesh janë gjithashtu janë shtuar masat e sigurisë.
14:00 Të gjitha vendet e ndjeshme që lidhen me organizatat ndërkombëtare, aeroporti, stacioni i trenit janë vendosur nën vëzhgim, sipas informatave tona. Pallati Nacional kishte ngritur të mërkurën mbrëma nivelin e alarmit. Të enjten në mëngjes, siguria ishte në nivelin e lartë.
13:00 Policia në Gjenevë ka rritur nivelin e alarmit të enjten në kërkim të të dyshuarve në lidhje me sulmet në Paris.
Bazuar në një informacion të pranuar, policia në qytetin e Gjenevës, që ndodhet në afërsi të kufirit francez, ka forcuar sigurinë dhe ka shtuar numrin e policëve.
Një zyrtar për siguri në selinë evropiane të OKB-së në Gjenevë tha se autoritetet zvicerane janë në kërkim të katër personave që supozohet të jenë në këtë rajon, përcjell lajmin albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje









