Lajme
5 kosovarët e dënuar për plaçkitje duhet të largohen nga Zvicra pas burgimit
Akuzoheshin për grabitje të shumta në Geuensee dhe Sursee: Vendimet për të gjashtë autorët janë tashmë të disponueshme ndërsa avokatët kanë bërë ankesë

Në vitin 2018, pesë kosovarë dhe një italian kishin planifikuar dhe pjesërisht edhe kishin kryer disa grabitje në dyqanin e pompës së benzinës në Geuensee si dhe në bankat në Sursee dhe Reiden.
Gjashtë autorët kishin detyra të ndryshme në këto grabitje. Disa ishin shoferë ose vëzhgues, të tjerë kanë kryer grabitjet, tranmeton albinfo.ch. Në këtë drejtim, mbrojtja është shprehur për “punë në grup mes të të barabartëve”.
Personat në fjalë duhej të përgjigjeshin në gjykatë, ndër të tjera, për grabitje të shumta, shkruan Luzerner Zeitung.
I fundit nga të gjashtët ka dalë përpara gjykatës penale të Lucernit në dhjetor. Autorët e tjerë janë gjykuar në tetor. “Italiani” ndodhet tashmë në paraburgim, ndërsa një tjetër në mesin e të akuzuarve është dënuar me burgim me kusht.
Vendimet përfundimtare janë tani në dispozitiv.
Për autorin e fundit të dënuar, një kosovar 33-vjeçar, prokurori publik kërkoi shtatë vjet burgim dhe dhjetë vjet dëbim nga vendi, transmeton albinfo.ch. Prokuroria publike e konsideron atë “kokë të bandës”.
I akuzuari thotë të ketë qenë bashkëpunëtor dhe jo kreu i bandës. Ky person, i lindur dhe rritur në Zvicër, i cili këtu po ashtu ka ndjekur shkollën dhe zanatin, po lufton për të qëndruar në Zvicër.
Në seancën gjyqësore, ai, duke folur për kërcënimin me dëbim nga vendi ka thënë: “Zvicra është atdheu im, unë nuk njoh asgjë tjetër. Më vjen keq për atë që kam bërë”. Mbrojtja ka kërkuar që të hiqet dëbimi nga vendi për klientin e saj.
Rasti nuk është përmbyllur ende
Tre bashkëpunëtorë të tjerë kanë kaluar më lehtë. Ata janë dënuar me tre vjet e nëntë muaj, dy vjet e nëntë muaj dhe dy vjet e katër muaj burg, përcjell albinfo.ch. Gjykata ka caktuar për ta dëbimin nga Zvicra për dhjetë vjet.
Të gjithë të dënuarit kanë gra, fëmijë dhe qendrën e jetës së tyre në Zvicër. Për ta dëbimi nga Zvicra është dënimi më i rëndë, kanë thënë në seancë avokatët e tyre mbrojtës.
Tre nga autorët ishin arrestuar në gusht të vitit 2018 teksa po përpiqeshin të plaçkisnin një degë banke në Reiden. Bashkëpunëtorët e tjerë më pas janë arrestuar gjatë hetimeve.
Njëri prej tyre ndodhet në burg që nga momenti i arrestimit, autorët e tjerë janë deri tani në liri. Me vendimin aktual, katër persona tani po përballen gjithashtu me dënime me burg. Avokatët mbrojtës të katër të dënuarve kanë bërë ankesë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?