Tematike
20 muaj burgim pasi qëlloi gruan e tij shtatzënë
Vendimi i gjykatës u dha të martën, më 26 maj, në Gjykatën e qytetit Lozanë, për bashkëshortin me origjinë kosovare, që kishte rrahur gruan e tij pesë muaj shtatzënë. Ai u dënua me 20 muaj privim lirie dhe me një kompensim për viktimën prej 15.000 frangash.

Javën e kaluar mediet frëngjishtfolëse trajtuan çështjen e një familjeje kosovare që veproi dhunshëm kundër një pjesëtareje të saj. Albinfo.ch ishte e pranishme kur u dha vendimi nga gjykata e Lozanës më 26 maj.
Kjo ngjarje ka ndodhur në shkurt të vitit 2013, në perëndim të qytetit Lozanë. Nga tre personat që ishin të përfshirë në këtë ngjarje, vetëm dy u prezantuan ditën e leximit të vendimit, kunati edhe kunata e viktimës.
Bashkëshorti që është edhe i akuzuari kryesor nuk u paraqit para gjykatës. Viktima, e cila nuk ishte e pranishme, nuk ka guxuar të përballet me të akuzuarit në gjykatë. Sa herë që ajo duhej të dëshmonte, të akuzuarit dilnin nga salla. Ky detaj pasqyron klimën e tensionuar që ekzistonte në gjirin e kësaj familjeje.
Sipas dëshmimit të viktimës, që në momentin e kësaj ngjarjeje ishte pesë muaj shtatzënë, pasi është qëlluar edhe kërcënuar nga i shoqi që të abortojë, ajo është përpjekur kur ai nuk ndodhej i pranishëm të largohet duke u hedhur nga dritarja e katit të parë. E plagosur në këmbë, ajo është parë nga kunata dhe është kacafytur me kunatin e tretë që ndodhej në Zvicër atë kohë. Megjithatë, viktima mundi të alarmonte kalimtarët, të cilët njoftuan policinë. Gjatë kësaj kohe bashkëshorti edhe vëllai i tij vendosën ta futin në qilar, por viktima arriti të largohet edhe të gjejë ndihmë te policia.
Të martën u shpallën dënimet që mund të kundërshtohen nga të akuzuarit. Bashkëshorti u dënua me 20 muaj burgim, një gjobë prej 15. 000 frangash për dëmet morale që i shkaktoi viktimës, por gjithashtu duhet të paguajë shpenzimet e gjyqit, të cilat arrijnë shumën 45.000 franga.
Avokati mbrojtës i kunatës, z. Jeton Kryeziu, i cili foli për albinfo.ch shprehu pakënaqësinë e tij për vendimin e gjykatës, në lidhje me klienten e tij. Fakti se ajo i nënshtrohej familjes edhe frika se situata e saj familjare mund të ndryshonte e detyruan të vepronte në atë mënyrë. Këto argumente duhet të ishin të volitshme për të dhe duhej ta kishin pafajësuar.
Sipas Zyrës Federale të Statistikave (ZFS) në vitin 2013, 9381 viktima të dhunës familjare janë regjistruar nga policia zvicerane. Një studim plotësues zbulon se vetëm 22% e rasteve denoncohen në polici.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me studim për Kalanë e Mitrovicës...
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026