Tematike
“17 Shkurti” shënon 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë
Zeqir Bislimi, Qamil Sylejmani dhe Mefail Xhelili është dashur të presin pleqërinë për ta vizituar gjithë Kosovën.
Këta tre të moshuar, së bashku me bashkëmoshatarët e tyre, kanë përfituar nga një projekt humanitar i realizuar nga bashkëfshatarët e tyre që jetojnë në Zvicër për t’i vizituar vendet e bukura që ka Kosova.
Ky është vetëm njëri prej projekteve me karakter humanitare që ka realizuar Shoqata humanitare “17 Shkurti” në Zvicër.
© albinfo.ch
Shoqata në fjalë kishte mbledhur të dielën rreth 200 persona, burra, gra, fëmijë e të rinj nga fshati Doborçani i Gjilanit për të festuar pavarësinë e Kosovës. Ata synojnë ta shndërrojnë këtë në traditë dhe të jenë shembull për të tjerët.
“Jemi ardhur këtu për ti festuar dy festa, pavarësinë e Kosovës dhe 2-vjetorin e themelimit të shoqatës. Kjo është diçka shumë e veçantë për ne banorët e Dobërçanit, pasi që jo vetëm që u ndihmojmë bashkëfshatarëve tanë në Kosovë, por edhe përfitojmë, nga se fëmijët tanë njoftohen në mes vete”, ka deklaruar Ambelije Thaçi , të cilës iu dha një mirënjohje për kontributin e dhënë në këtë shoqatë.
© albinfo.ch: Kryetari i Shoqatës, Visar Kryeziu
Ndërsa kryetari i Shoqatës, Visar Kryeziu, foli për projektet që kanë realizuar deri tashti.
Ai tha se me sukses kanë arritur t’ i përfundojnë 35 projekte, të cilat kanë ndihmuar bashkëfshatarët e tyre.
“Shoqata tashmë ka bërë 2 vjet që nga themelimi i saj dhe gjate këtyre dy vjetëve ka bërë shumë më shumë se ç’ kemi pritur. Në këtë mandat të kryesisë sa isha unë kryetar i saj shoqata ka realizuar gjithsej 35 projekte. Kjo do të thotë që shoqata jonë ka shtuar punën dhe projektet edhe më shumë. Për realizimin e këtyre projekteve gjatë gjithë kohës patëm mbështetjen tuaj dhe për këtë dua t’ ju falënderoj shumë”, ka deklaruar Kryeziu.
© albinfo.ch
Në manifestime të tilla, ku mblidhen shqiptarët në diasporë, tashmë është bërë traditë dhe e pandashme muzika, e cila edhe këtu argëton të pranishmit.
Por, e veçantë ishte loja shpërblyese, nga e cila fituan familje, të cilat asnjëherë më parë nuk e kishin ndihmuar shoqatën në projektet e tyre.
© albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet











